Aktualitet

Kishin fshehur 2.5 kg heroinë në tubin e ujësjellësit, arrestohen tre shqiptarët në Greqi

Mësohet se shqiptarët janë prangosur pasi gjatë kontrollit të banesës së tyre iu gjetën 2.5 kilogramë heroinë. Shqiptarët e kishin fshehur drogën në një tub ujësjellësi të vjetër, në fshatin Keramates në Arta. 
Featured image of article: Kishin fshehur 2.5 kg heroinë në tubin e ujësjellësit, arrestohen tre shqiptarët në Greqi Foto Ilustruese
Përditësuar:

GREQI– Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Mësohet se shqiptarët janë prangosur pasi gjatë kontrollit të banesës së tyre iu gjetën 2.5 kilogramë heroinë. Shqiptarët e kishin fshehur drogën në një tub ujësjellësi të vjetër, në fshatin Keramates në Arta. 

Ata janë prangosur menjëherë nga policia dhe janë dërguar për në komisariatin e zonës. Gjithashtu mësohet se policia greke ka sekuestruar dy vetura dhe dy telefona celularë, që u përkasin shqiptarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment