Rajoni

Greqi/ Tre kufoma në më pak se 24 orë në plazhet e Rodosit

Tre trupa të pajetë janë gjetur në harkun kohor të 24 orëve në plazhet e Rodosit në Greqi. Dyshohet se janë emigrantë.
Featured image of article: Greqi/ Tre kufoma në më pak se 24 orë në plazhet e Rodosit Trup i pajetë

GREQI- Pas trupit të njeriut të gjetur të shtunën pasdite (6/4) mes Afandou dhe Kolymbia, ku mendohet të jetë emigrant, pasi në xhepin e tij ju gjet një kartë telefoni turke, sot të dielën në mëngjes (07/04) një tjetër trupi i pajetë u gjet në Glystra Afandou e një tjetër në Faliraki.

Sipas rodiaki.gr, njeriu që u gjet këtë mëngjes në Faliraki kishte veshur një xhaketë të zezë dhe një kostum të zi, ndërsa trupi i gjetur dje ishte rreth 1.80 metra fizik normal, veshur pantallona të zeza , rrip të zi, këpucë të zeza sportive, këmishë të bardhë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hetimet po kryhen nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit, ndërsa trupat e tyre do të transferohen për shqyrtim nga mjeku ligjor.

(Dosja.al)

Shto Koment