Aktualitet

Greqi, shqiptari qëllohet me plumb në kokë sapo del nga shtëpia, dyshohet për larje hesapesh (VD)

Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje në lagjen Aegaleo, Athinë. 37-vjeçari është qëlluar në orën 07:30 të darkës, në momentin që po dilte nga shtëpia dhe autorët i kishin zënë pritë.
Featured image of article: Greqi, shqiptari qëllohet me plumb në kokë sapo del nga shtëpia, dyshohet për larje hesapesh (VD) Pamje nga vendngjarja
Përditësuar:

GREQI– Një 37-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati ku persona ende të paidentifkuar e ka qëlluar me plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Aegaleo, Athinë. 37-vjeçari është qëlluar në orën 07:30 të darkës, në momentin që po dilte nga shtëpia dhe autorët i kishin zënë pritë. Pista e parë që po hetohet është ajo e larjes së hesapeve.

 “Zougla” shkruan se 37-vjeçari shqiptar është qëlluar me një plumb në kokë nga një automjet në ecje. E njëjta medie, bën me dije se makina ishte një fuoristradë e llojit “Jeep” dhe se nga ana e pasagjerit, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi shqiptarin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendi shihet i rrethuar nga efektivë.  37-vjeçari mësohet se ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që identiteti i tij nuk dihet. Policia po heton për vendndodhjen dhe arrestimin e autorëve, ndërkohë që kjo ngjarje ka vënë në panik të gjithë banorët.

(f.m/dosja.al)

  • 21:15

    ME VIDEO/ U qëllua nga një “Jeep” në ecje, dalin pamje nga vendi ku shqiptarit iu bë atentat, autori uli xhamin dhe e shënjestroi në kokë

    Mediat greke kanë publikuar pamje nga vendi ku ndodhi atentati ndaj shqiptarit. “Zougla” shkruan se 37-vjeçari shqiptar është qëlluar me një plumb në kokë nga një automjet në ecje. Të njëjtat media, bëjnë me dije se makina ishte një fuoristradë e llojit “Jeep” dhe se nga ana e pasagjerit, autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi shqiptarin. Vendi shihet i rrethuar nga efektivë.

Shto Koment