
GREQI- Tre gra kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi në një tavernë në Kalamata.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:15, mbrëmjen e djeshme në një kohë kur vendi ishte i mbushur me klientë, të cilët nuk u dëmtuan nga shpërthimi falë murit që rrethonte kuzhinën.
Sipas mediave greke, viktimat janë dy të moshave 53-vjeçare dhe një 46-vjeç. Njëra prej tyre ishte bashkëshortja e pronarit të tavernës, ndërsa dy të tjerat ishin punonjëse.

Në momentin që shpërthimi i bombulës së gazit ka ndodhur në kuzhinë, të treja gratë kanë qënë duke punuar nëpër tavernë.
Përveç tre grave që humbën jetën, dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre është pronari i tavernës, ndërsa tjetri një punonjës 27-vjeçar.
(k.m./dosja.al)