Aktualitet

Greqi/ Sekuestrohen 22 pako me drogë e 4350 euro, arrestohen një shqiptar dhe një greke

Një shqiptar dhe një greke janë arrestuar në Greqi, për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike, e llojit marijuanë.
Featured image of article: Greqi/ Sekuestrohen 22 pako me drogë e 4350 euro, arrestohen një shqiptar dhe një greke Droga e sekuestruar nga policia

GREQI– Gjatë një aksioni të zhvilluar sot nga  policia, janë gjetur dhe sekuestruar 30 kg drogë të llojit marijuanë, ndërsa kanë përfunduar në pranga një shqiptar dhe një greke.

Operacioni është zhvilluar në aksin Korinth-Athinë. Policia greke, pasi i ka ndaluar në këtë aks, u ka gjetur dhe sekuestruar brenda në mjet 22 pako me 28 kg e 205 gram marijuanë. Po gjatë këtij aksioni, janë bllokuar edhe 4350 euro, si dhe 3 telefona celularë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.m.dosja.al)

Shto Koment