Bota

Greqi/ Refugjatët tentojnë të arratisen nga kampi Diavata, përplasen me policinë (Video)

Refugjatët sirianë kanë tentuar të ikin nga kampi grek për tu nisur më pas drejt Eurpës Perëndimore. Ata kanë hasur në rezistencën e policisë, ku edhe janë konfiktuar, duke degjeneruar në dhunë.
Featured image of article: Greqi/ Refugjatët tentojnë të arratisen nga kampi Diavata, përplasen me policinë (Video) Policia greke dhe refugjatët

GREQI- Qindra refugjatë sirianë kanë dalë jashtë zonës ku po mbaheshin në kampe dhe kanë tentuar të largohen për të vazhduar më pas rrugën drejt Europës Perendimore.

Pasditen e sotme deri pak më parë ndodhën disa episode, kur policia greke u përpoq të largojë refugjatët, të kthehen në kampin Diavata, apo zonat ku janë vendosur. Refugjatët kanë qëlluar policët me gurrë, ndërsa ka pasur përleshje dhe episode të vogla. Refugjatët kërkojnë të hapet pika e kufirit Idomeni, të shkojnë përmes Maqedonisë në veri për të arritur në Gjermani. Shumë prej tyre janë familje me gra dhe fëmijë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përgjegjësi për ministrinë e Emigracionit, Nikos Ragos ka theksuar se autoritetet po mundohen ti bindin refugjatët të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ai deklaroi se policia ndodhet në zonë për të bindur refugjatët të kthehen në zonën, ku qëndrojnë vazhdimisht në Greqi, pasi nuk ka ndryshuar situata me kufijtë dhe se askush nuk do lejohet të kalojë në Idomeni. Ngjarja është në vijim, ndërsa këto momente duket se janë qetësuar gjakrat.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment