Rajoni

Greqi/ I ngec sallami në fyt, humb jetën 12-vjeçari

Një 12-vjeçar ka humbur jetën në Selanik. Fillimisht u mendua se po kalonte atak kardiak, por më pas mjekët zbuluan të mitur i kishte mbetur një copë sallam në rrugët e frymëmarrjes.
Featured image of article: Greqi/ I ngec sallami në fyt, humb jetën 12-vjeçari Foto ilustruese

GREQI– Një 12-vjeçar humbi jetën gjatë mbrëmjes së djeshme në Selanik. Fillimisht të afërmit e djalit dyshuan se ai po përsonte një atak në zemër dhe e dërguan menjëherë në spital.

Por pas një ekzaminimi të bërë nga mjekët, të mitur i kishte mbetur një copë sallam në rrugët e frymëmarrjes. Pasi kuptuan problemin, mjekët u përpoqën që ta ndihmonin 12-vjeçarin por pa sukes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment