Aktualitet

Greqi/ Arrestohet shqiptari, kërkohej nga autoritetet franceze

Policia e Janinës ka arrestuar një shqiptar, i cili kërkohej nga autoritet franceze i akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryen vjedhje dhe grabitje të armatosur.
Featured image of article: Greqi/ Arrestohet shqiptari, kërkohej nga autoritetet franceze Foto ilustruese

GREQI- Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Janinës, pas mesnatës së sotme në Kakavijë, pasi kërkohej nga autoritet franceze i akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryen vjedhje dhe grabitje të armatosur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti europian, ndërkohë që arrestimi i tij erdhi pas një operacioni të autoriteteve greke me ato europiane.

Shto Koment