Rajoni

Shkon në 8 numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi, i moshuari kishte dhe komplikacione shëndetësore

Viktima e radhës ishte një i moshuar rreth 18 vjeç dhe ndërroi jetë në spitalin Papamakaristos në Athinë. Mësohet se viktima kishte komplikacione nga sëmundje të tjera.
Featured image of article: Shkon në 8 numri i viktimave nga COVID-19 në Greqi, i moshuari kishte dhe komplikacione shëndetësore covid-19

GREQI-Ka shkuar në tetë numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi, ndërkohë numri i të prekurëve është 464. Viktima e radhës ishte një i moshuar rreth 18 vjeç dhe ndërroi jetë në spitalin Papamakaristos në Athinë. Mësohet se viktima kishte komplikacione nga sëmundje të tjera.

Ndërsa ditën e mërkurë janë mbyllur të gjitha bizneset në vend, me përjashtim të supermarketeve, farmacive, furrave, pikave të shumicës me ushqime, karburanteve dhe bankave. Ndërkohë do të mbeten të hapura portet dhe aeroportet, si dhe urbanet, linjat interurbane, taksitë dhe metroja e Athinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në mbi 4 mijë. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

 (A.K. Dosja.al)

Shto Koment