Rajoni

Covid-19 në Greqi/ Regjistrohen 3 vdekje dhe 16 raste të reja gjatë 24 orëve

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore së fundmi janë regjistruar 16 raste reja duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 2,760.
Featured image of article: Covid-19 në Greqi/ Regjistrohen 3 vdekje dhe 16 raste të reja gjatë 24 orëve Test koronavirusi

GREQI-  Ditën e sotme është raportuar se në Greqi kanë humbur jetën 3 persona dhe umri në total i të vedekurve ka shkuar në 155. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore së fundmi janë regjistruar 16 raste reja duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 2,760.

Bazuar në të dhënat e publikuara deri më tani janë shëruar 1,374 persona ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 28 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë deri më tani janë kryer 112,042 testime.

Bota është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në të gjithë botën janë shënuar 294.341 viktima dhe janë prekur në total nga virusi 4,373,939qytetarët. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar mbi 1.6 milionë të tjerë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 30,911 qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 26,621 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 27.104.

Burimi:Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment