Rajoni

Grenell vjen në Kosovë/ Në Prishtinë gjendet një valixhe e dyshimtë, bllokohet qarkullimi

FOTO
Paraditen e kësaj të hënë, ditë në të cilën pritet në takimin zyrtar edhe amerikani Richard Grenell në rrugën “Bill Kllinton” në Prishtinë është gjetur një valixhe e dyshimtë, ndërkohë policia është në vendngjarje.
Featured image of article: Grenell vjen në Kosovë/ Në Prishtinë gjendet një valixhe e dyshimtë, bllokohet qarkullimi Pamje nga vendi i ngjarjes

PRISHTINË– Vetëm pak orë para takimit të Kryeministrit Hoti me të dërguarin e Donald Trump për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” në Prishtinë është bllokuar pasi aty është gjetur një valixhe e dyshimtë.

Ky lajm është bërë me dije nga  zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Bill Kllinton’ ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës ‘Bill Kllinton’ është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera.”-ka thënë Ahmeti.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment