BotaRajoni

Grenell ‘godet’ sërish: Biden duhet të dënojë Kurtin, po diskuton zhbërjen e shtetit

Në një status në Twitter, Grenell ka shkruar se administrata Biden duhet që të dënoj diskutimin që Kurti po bën për zhbërjen e vendit.  
Featured image of article: Grenell ‘godet’ sërish: Biden duhet të dënojë Kurtin, po diskuton zhbërjen e shtetit Richard Grenell

KOSOVË- Ish- i dërguari i administras së Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka ‘sulmuar’ sërish Albin Kurtin. Në një status në Twitter, Grenell ka shkruar se administrata Biden duhet që të dënojë diskutimin që Kurti po bën për zhbërjen e vendit.

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, ka shkruar Grenell.

Ky status i Grenell është bërë pasi Kurti foli për mungesën e një ligji në Kushtetuitën e Kosovës që lejon bashkimin me Shqipërinë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment