Rajoni

Grekët u përgatitën për një valë të dytë të pandemisë tre muaj më parë/ Hoqën dorë nga veshjet e shtrenjta, u pajisën me makina dhe kompjutera

Sipas statistikave të autoriteteve Grek (ELSTAT) mbi qarkullimin e mallrave me pakicë në tremujorin e tretë të vitit, është zbuluar se konsumatorët kanë shmangur  blerjen e rrobave të reja, bizhuterive, si dhe produktet kozmetike.
Featured image of article: Grekët u përgatitën për një valë të dytë të pandemisë tre muaj më parë/ Hoqën dorë nga veshjet e shtrenjta, u pajisën me makina dhe kompjutera Foto ilustruese

ATHINË-Konsumatorët grekë janë përgatitur më herët për një valë të dytë të pandemisë. Sipas raportimeve në media, shumica e popullsisë në muajin shtator kanë zgjedhur të blinin makina për të shmangur përdorimin e transportit publik dhe kompjuterëve për t’u për të punuar nga shtëpia, duke treguar kështu që ata po përgatiteshin për një valë të dytë të pandemisë.

Sipas statistikave të autoriteteve Grek (ELSTAT) mbi qarkullimin e mallrave me pakicë në tremujorin e tretë të vitit, është zbuluar se konsumatorët kanë shmangur  blerjen e rrobave të reja, bizhuterive, si dhe produktet kozmetike.

Qarkullimi i mallërave me pakicë arriti në 12.86 miliardë euro në korrik-shtator, me rënie 5.6% nga 13.62 miliardë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit, kishte një rritje prej 19.8%, pasi konsumatorët u treguan të gatshëm për t’u kthyer në pazar. Ndër produktet që konsumatorët tentuan të injoronin në tremujorin e tretë ishin orët dhe bizhuteritë, si dhe produktet kozmetike. Në këto dy kategori, qarkullimi shënoi rënie përkatësisht prej 40.4% dhe 38.5%.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq Greqia është përballuar me një valë të dytë të vështirë të pandemisë. Me shifra të larta infektimi. Ndërkohë që prej fillimi të pandemisë në vend janë regjistruar 99,306 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 2,001 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment