Sport

Grekët janë të bindur, Durmishaj do zgjedhë përfaqësuesen helene

Shqiptari Fiorin Durmishaj mesa duket është bindur ti afrohet përfaqësueses se Greqisë në vend që të veshë uniformën kuqezi.
Featured image of article: Grekët janë të bindur, Durmishaj do zgjedhë përfaqësuesen helene Fiorin Durmishaj, futbollist i Panionios.

Fiorin Durmishaj po i largohet gjithnjë e më shumë Kombëtares së Shqipërisë për të luajtur me atë greke.

22 vjeçari po zhvillon një sezon fantastic me ekipin e Panionios ne Greqi ku ka shënuar dhe 11 herë mes Kampionatit dhe Kupës së Greqisë, shqiptari mesa duket është bindur ti afrohet përfaqësueses se Greqisë në vend që të veshë uniformën kuqezi.

Mediat greke janë të bindura dhe menaxherët e lojtarit kanë nisur dokumentacionin e nevojshëm që Durmishaj të bëhet pjesë e përfaqësueses greke.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pse ka luajtur me Shpresat e Shqipërisë 22-vjeçari nga Vlora por i lindur në Athinë dhe rritur në Greqi, tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, që me shumë gjasa nuk do të jetë pro Shqipërisë. Trajneri i Greqisë, Angelos Anastasiadis e ka thënë publikisht se e do 22-vjeçarin në skuadër, shkruan Ss.

Fakti që Durmishaj ka luajtur me U-21 e Shqipërisë  pritet të jetë një problem për grekët, por asgjë që nuk mund të zgjidhet.

Shto Koment