Editorial

Grekët dhe turqit, miqësi e vështirë

Grekët dhe turqit kanë shumë afërsi kulturore, kurse shtetet e tyre një histori me shumë konflikte. Humbësit e një përplasjeje për rezervat e gazit në Mesdhe do të ishin popujt në të dyja anët e detit.
Featured image of article: Grekët dhe turqit, miqësi e vështirë
Përditësuar:

Gjyshja ime ka jetuar në Janinë. Një grua e mrekullueshme që më ka dhënë shumë dashuri e gatuante enkas për mua. E çuditshme, që sa herë që nuk e haja deri në fund gjellën e drekës, kur doja të luaja futboll, ajo më kërcënonte: Haje të gjithë pjatën, ndryshje vjen turku dhe të rrëmben! Ndoshta kjo ka qenë arsyeja, pse deri më sot i kam disa kilogramë më shumë se duhet.

Më vonë e kuptova kërcënimin e gjyshes: Janina në kuadër të luftërave ballkanike iu dha Greqisë në vitin 1913. Deri më atëherë gjyshja ime ishte qytetare e Perandorisë Osmane. Megjithëse “qytetare” është fjala e gabuar. Perandoria e familjes Osman, nuk donte qytetarë, “citoyen-ë” me vetëbesim por njerëz të nënshtruar. Grekët nuk donin ta pranonin këtë dhe u ngritën kundër sundimit osman. Kryengritja greke, jo vetëm e suksesshme, u kthye në mitin themelues të kombit grek. Dihet, se me mitet e ekzagjeron çdo komb. Krimet e bëra vetë nuk përmenden, kurse lavditë ngrihen në piedestal. Kështu mund të ketë ndodhur edhe me themelimin e Republikës së Turqisë në vitin 1922 apo shpalljen e Perandorisë Gjermane në vitin 1871 – pa harruar zviceranët që goditjen e mollës së Wilhelm Tellit thjesht e kanë shpikur.

Mitet dhe faktet historike

Në Greqi miti thotë, se shpirti i guximshëm grek me mbështetjen e kishës ortodokse triumfoi mbi turqit e shumtë në numër. Nga rezultati përfundimtar kjo edhe qëndron. Por çdo qytetar i lexuar duhet ta dijë, se pavarësia greke, pa mbështetjen e jashtme nuk do ishte e mundur të realizohej, si për shembull pa shkatërrimin e flotës turko-egjiptiane nga fuqitë e mëdha në vitin 1827. Ndoshta për këtë arsye politikanët në Ankara besojnë ende edhe sot, se Greqia gjithmonë ka qenë fëmija i përkëdhelur i perëndimit. Në Athinë madje mendohet e kundërta: Kaq shumë është e përkëdhelur Turqia, saqë ende furnizohet me armë nga partnerët e NATO-s, megjithëse mban gjysmën e Qipros të pushtuar, ka marshuar në vendet fqinje dhe mbi të gjitha ka në krye një nacionalist që krijon shumicat parlamentare.

Retorika dhe politika

Retorika e zakonshme që dëgjohet, është se turqit dhe grekët duan të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin, por politikanët e kanë fajin. Nuk e di, sa e saktë është kjo. Por kam përjetuar shpesh në të dyja anët e Egjeut, që shumë njerëz kanë një lloj malli dhe miqësohen shpejt, qoftë përmes muzikës, ushqimit, humorit apo dëshirës së përbashkët për melankolinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në filmin e njohur greko turk “Politiki  kouzina” regjisori, Tassos Boulmetis përpiqet të paraqesë dhimbjen e grekëve të Stambollit pa lënduar ndjenjat turke. Figura kryesore, greku Fanis që në vitet 60-të dëbohet nga Stambolli për shkak të krizës së Qipros kërkon në Athinë të gjejë veten, por grekët e shajnë si “turk”, si njeri që nuk është pjesë e vendit. Në Greqi ky film festohet si film i fuqishëm emocional, por që le një shije të hidhur. Ndoshta një impuls për politikën: Më pak emocion dhe më shumë racionalitet. Në të shkuarën e afërt ndjenjat e mëdha nuk i kanë bërë mirë marrëdhënies dypalëshe.

Jannis Papadimitriou für App PROVISORISCH

Në fillim të viteve 70-të, gjatë kohës së diktaturës ushtarake, e gjithë Greqia e njihte historinë e Janit dhe Mehmetit, që pijnë verë së bashku e filozofojnë për zotin. “Ti beson në zot, unë në Allah dhe të dy vuajmë”, thotë Mehmeti. Pak më vonë Athina ndërhyn me ushtri në Qipro, Turqia e ndjen veten të thirrur të veprojë dhe zë gjysmën e ishullit duke shkelur të drejtën ndërkombëtare deri më sot. Jani dhe Mehmeti nuk kanë më se ç’t’i thonë njëri-tjetrit.

Le të jemi racionalë, që ndjenjat tonë për njëri-tjetrin të kenë një fundament të fortë. Nëse Turqia dhe Greqia përplasen ushtarakisht, atëherë humbës janë të dy popujt.

Le të jemi të guximshëm: Madje vetë armiqtë e fortë Elefterios Venizelos dhe Kemal Atatürk nuk hezituan të negocionin për një konfederatë greko-turke në Mesdheun lindor. Vërtet që ky koncept është utopik, sepse lidhet me frikën turke për ndarjen e atdheut. Megjithatë: Të zhvillosh koncepte të së ardhmes është më mirë se të mprehësh shpatat. Për këtë duhen politikanë të aftë, jo nacionalistë, dhe qytetarë të mendjendriçuar, “citoyen” me vetëdije.

Marrë nga DW

(f.m/dosja.al)

Shto Koment