Kuriozitete

Shkenca ngjall shpresën/ Specialisti më i shquar i sëmundjeve infektive në botë gjen vrasësin e koronavirusit, ilaçi “çudibërës” që ai përdor jep efekt 100%

Specialisti më i shquar i sëmundjeve infektive në botë — Didier Raoult, kishte kuruar 40 pacientë me ilaçin “çudibërës” dhe kishte pasur rezultat 100% në kurimin e pandemisë.
Featured image of article: Shkenca ngjall shpresën/ Specialisti më i shquar i sëmundjeve infektive në botë gjen vrasësin e koronavirusit, ilaçi “çudibërës” që ai përdor jep efekt 100% Foto ilustruese

SHBA– Gregory Rigano, një këshilltar në Shkollën e Mjekësisë në Stanford, pohoi se një studiues francez kishte testuar një kurë, e cila kishte rezultuar frytdhënëse për të shëruar koronavirusin.

Sipas tij, specialisti më i shquar i sëmundjeve infektive në botë — Didier Raoult, kishte kuruar 40 pacientë me ilaçin “çudibërës” dhe kishte pasur rezultat 100% në kurimin e pandemisë.

Pas 6 ditësh, 100% e pacientëve të trajtuar me HCQ dhe Azithromycin ishin kuruar plotësisht,”-tha Rigano.

Azithromycin përdoret për të trajtuar një larmi të infeksioneve bakteriale dhe  funksionon duke ndaluar rritjen e tyre në trup.

Përveç këtij lajmi premtues, Daily Wire raportoi të hënën se një ekip australian kishte njoftuar se besonin që kishin gjetur një tjetër kurë efektive për koronavirusin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Drejtori i Qendrës së Kërkimeve Klinike të Universitetit të Queensland, Profesor David Paterson tha në momentin kur në disa provëza kishin përdorur Chloroquin (një ilaç anti-malarial) dhe lopinavir / ritonavir (ilaç që kuron HIV), në to nuk kishte mbetur më asnjë shenjë e covid-19.

Ndërkohë Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Marrë dhe përkthyer nga Thepoliticalinsider.com

(k.m/dosja.al)

Shto Koment