Sport

Gravina: “Salernitana në Seria A? Rregullat janë të qarta”

Pavarësisht rezultateve sportive skuadra nga Campania, e cila është në pronësi të Lotittos së Lazios, nuk mund të ngjitet në Seria A
Featured image of article: Gravina: “Salernitana në Seria A? Rregullat janë të qarta” <> on November 19, 2019 in Rome, Italy.
Përditësuar:

ITALI – “Ne kemi një nen të qartë, që përforcon një parim ligjor të Noif, që nuk lejon pjesëmarrje dhe kontroll të drejtpërdrejtë apo edhe indirekt në shumë klube në sektorin profesional. Të gjithë e dinë që Lazio dhe klubi nga Campania kanë të njëjtën pronësi dhe në këtë situatë nuk mund të rregjistrohet në kampionat. Lotito dhe Salernitana e kanë marrë një përgjigje dhe nuk mund të bëhet përjashtim, ata e dinin se çfarë do të ndodhte edhe pas këtij rezultati të rëndësishëm”.

Kështu ka deklaruar presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, në emisionin “Radio Anch’io Sport”, në Rai Radiouno, në lidhje me ngjitjen e mundshme në Serie A të Salernitanës, në pronësi të Claudio Lotito, që është edhe president i Lazios.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kur ka mbetur edhe një javë për t’u luajtur në Seria B, Salernitana renditet në vendin e dytë me 66 pikë, 4 më pak se Empoli që është rikthyer në Seria A dhe 2 pikë më tepër se Monza që renditet e treta me 64 pikë.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment