LIVE UPDATES
Aktualitet

Gratë që shkelën fanatizmin/ Vera Taksistja, Hamide Saldatorja dhe Emanuela gjyqtarja, 3 histori frymëzimi

8 Mars 2019, 17:03 Nga DOSJA
Gratë që shkelën fanatizmin/ Vera Taksistja, Hamide Saldatorja

TIRANË- Dielli shkëlqente ngrohtë që në mëngjes. Nga dalja e Myslim Shyrit, përshkuam me këmbë rrugën që të çon në pedonale. Duart i kishim bosh, kurse kalimtarët kishin rritur temperaturat.

Vlimi kishte kapur pikun, tufa lulesh, amvisa të gëzuara, era e kekut kishte zaptuar që në mëngjes Tiranën. Na duhej një taksi, dhe nuk e menduam dy herë. Sot, në dallim nga ditët e tjera, mendova të merrja Verën. Po po, Verën…

Një grua 59-vjeçare e cila ka që në moshën 15-vjeçare që nuk zbret nga sedilja e shoferit.
Shofere ‘par excellence’ do të thoshte një mikesha ime që flet frëngjisht se kështu i duket se është goxha në modë.

Presim 5 minuta, e ja ku vjen Vera Elezi. Buzëqeshjen e ka të stampuar në fytyrë, ndërkohë që flokët e shkurtër dhe syzet e diellit e karakterizojnë qysh prej kohës që e njoh.

E pyesim me humor se si arriti të bëhej gruaja e parë shofere në Shqipëri.

“Unë kam pasur shumë dëshirë që kur isha në klasë të 8-të që të shkoja të bëja kursin për patentë. I kisha shumë qejf makinat në radhë të parë dhe më pas doja që të thyeja fanatizmat. Kështu që 15 vjeç shkova në Durrës për të bërë kursin për mekanike dhe shofere. Dhe në ’75 më dhanë një furgon tip “Zuk” dhe shpërndaja ushqime në Peshkopi. Pastaj më dhanë një linjë autobusësh për t’u sistemuar më vonë si taksiste.”-thotë ajo, dhe me qetësi në dallim nga shoferët meshkuj, nuk shan në trafik.

Kalojmë Piramidën, dhe ndalojmë në semaforin para Librit Universitar. Këtu rrëfimi bëhet interesant dhe ne qëndrojmë pa fjalë. Udhërrëfyesja jonë tregon sesi në ’97, një shofere arriti të mbijetojë, ndërkohë që vitin 2000 iu vodh makina.

“44 vitet e punës time nuk kanë qënë të lehta pasi jam përballur me shumë rreziqe pasi nuk është profesion i lehtë. Në ’97 më morën ‘Benzin’ para Parlamentit. Ndërsa në 2000 ma morën makinën me kallash. Pra nuk ka qënë profesion i thjeshtë, falenderoj zotin që jam gjallë.”-sqaron ajo.

Para se të ndahemi me të, Vera thotë se është përballur me habinë dhe me paragjykimet e njerëzve që iu bëjnë përshtypje sesi një grua nget një makinë.

“Për më tepër që ka shumë paragjykime. Njerëzit habiten! Iu bën përshtypje edhe pse tani ka shumë gra që i japin makinës. Por unë doja që të kishin shumë gra edhe atëherë.”-na përshëndet Vera, ndërkohë që ne ndahemi me të.
Sapo zbresim nga një rrëfim i veçantë, na pret një ditë e gjatë. Duhet të flasim me mjeshtren që end metale. Hamide Duka Blaceri, 62 vjeç, nga Elbasani, është një tjetër grua e përzgjedhur nga ne për të treguar sesi ‘urrejtja dhe dashuria lidhen me njëra-tjetrën.’

Saldatorja e vetme në Shqipëri

Hamide Duka Blaceri, 62 vjeç, thotë se nuk e donte fillimisht profesionin e saldatores. Ajo thotë se punon në një kompani private dhe se zanati që ajo ka zgjedhur të bëjë tejet i vështirë.

“Nuk e kam zgjedhur vetë profesionin tim dhe në fillim nuk e duroja dot. Ishte dhe është ende profesion shumë i vështirë. Unë jam e fundit e profesionit tim. Kam 44 vite në këtë profesion dhe çdo ditë mundohem që të reklamoj sa më shumë profesionin tim. Edhe pse jam 62 vjeç vazhdoj punoj në një kompani private. Punoj edhe pse vuaj nga nervi shiatik sepse siç e dini edhe pensioni është i vogël.”-thotë 62-vjeçarja.

Me flokët e prera shkurt, imagjinoj rininë e saj. Një vajzë e mbyllur në një kantier që arrin të bëjë një punë të paragjykuar si punë burrash.

Por Hamidesë nuk i vjen keq. Përkundrazi! Ajo thtoë se nuk do që të jetë e vetmja në këtë profesion, dhe apelon që të tjera gra të zgjedhin këtë profesion.

“Deri në ditën e fundit do ta reklamoj profesionin tim. Nuk dua të jem e fundit në Shqipëri. Dua që të tjera gra të bëhen pjesë e kësaj historie, sado e vështirë që është.”-mbyll Hamideja rrëfimin e saj.

Ndërkohë që shkruajmë, telefoni tringëllin dhe kujtohemi se ora ka shkuar 14:00, ende asnjë dhuratë për gratë e jetëve tona.

Është Emanuela Rusta, 26-vjeçarja nga Elbasani që është sot arbitrja e parë femër në Shqipëri. Emanuela, një gjyqtare që vrapon në fushën e blertë është e detyruar të dëgjojë pëshpërimat e burrave shqiptarë, që kur nuk munden të konkurrojnë zgjedhin rrugën e përuljes…

Por ajo është optimiste, na tregon se kryesorja është përshtatja dhe të mos mendosh për stereotipet megjithëse mund të ekzistojnë.

“Duhet të përshtatesh, të mos shohësh diferencime gjinore. Megjithëse duket e çuditshme, por kështu unë bëj”,-thotë ajo.

Por jo gjithmonë është kaq e lehtë… Puna ka rregulla, dhe për Emanuelën fusha e blertë është e shenjtë.

“Familja ime është dakord me profesionin që unë zgjodha të ushtroj. Kur hyj në fushë për të gjykuar një ndeshje, nuk duhet t’i kushtosh rëndësi asnjë fjale jashtë fushës.”-tregon ajo.

Më tej, thotë se nuk sheh konkurrencë me kolegët meshkuj, dhe shton se famën nuk e do si arbitren e parë femër por si profesioniste, një leksion për t’u shënuar.

“Nuk kam konkurrencë me meshkujt e tjerë. Kemi marrëdhënie punë, dhe mundohemi të kalojmë mirë. E rëndësishme për mua është që rritem dhe të jem profesioniste në fushë, jo të bëhem e famshme se jam arbitrja e parë femër në Shqipëri.

E ndërkohë që kryefjala e debatit sportiv në Shqipëri është dhuna, Emanuela do të ‘qëndrojë’ larg atij debati.

“Kam pasion ndaj e zgjodha arbitrimin. Dua ta shoh veten në të ardhmen duke arbitruar një ndeshje të kalibrit ndërkombëtar, por që t’a meritoj atë rol. Sa herë që shoh një ndeshje, jam e fokusuar tek vendimi i arbitrave. dhuna është e patolerueshme, dhe është njësoj si për meshkujt, edhe për femrat.”-përfundon Emanuela.

Dita është e bukur, dielli është zbehur, ndërkohë që mimozat dhe buqetat janë shpeshtuar në trotuaret e kryeqytetit. U larguam, nxitimthi. Ishte një kohë e kaluar mirë.

3 histori, të ndryshme, të njohura e të panjohura. Të para në televizion dhe në gazeta, e të panjohura në provincë. 3 gra, që thyen fanatizmin, edhe pa e kuptuar të profesioneve të ndaluara dhe të zaptuara nga burrat. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 8 mars 2019 emanuela rusta feminizmi grate qe ndryshuan shqiperine hamide blaceri vera elezi 8 mars 2019 emanuela rusta feminizmi grate qe ndryshuan shqiperine hamide blaceri vera elezi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni