Politike

Gratë e qeverisë s’frenojnë dot ‘mufkat’/ Zv.ministrja: S’ka asgjë të jashtëzakonshme në Durrës… (VIDEO)

E pyetur nga gazetari i Top Channel, Andi Bora, ajo është shprehur se nuk ka momente të duhura për të festuar, dhe se në Durrës nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. 
Featured image of article: Gratë e qeverisë s’frenojnë dot ‘mufkat’/ Zv.ministrja: S’ka asgjë të jashtëzakonshme në Durrës… (VIDEO) Ornela Cuci, zv.ministre

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka shumë punë me gratë e Partisë që drejton. Pas Valbona Sakos, një tjetër gafë me situatën e tërmetit në Durrës vjen nga zv.ministrja e Mjedisit, Ornela Cuçi. E pyetur nga gazetari i Top Channel, Andi Bora, ajo është shprehur se nuk ka momente të duhura për të festuar, dhe se në Durrës nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. 

“Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti, është dita kur të gjithë në botë dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është edhe situata në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, thotë ajo.

Por jo më larg se një javë më parë, një gafë e tillë, i kushtoi karrigen kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako. Në një intervistë për Anila Hoxhën, gazetaren e Top Channel, ajo tha: 

“Për hir të së vërtetës duhet ta themi, ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar… Por të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima, për arsye se në raste të tjera kanë qenë mbi një mijë viktima”.

Si të mos mjaftonte kjo gafë, në ekranin e Abc News ajo u shpreh edhe me përbuzje për të prekurit nga tërmeti.

Kjo ishte deklarata që shkaktoi reagime të shumta në rrjet dhe një ditë më pas Sako njoftoi përmes rrjeteve sociale se kishte hequr dorë nga posti që mbante. 

(F.g./dosja.al)

Shto Koment