Aktualitet

Aksident i rëndë në Gramsh, mikrobusi del nga rruga e përmbyset. Vdes një pasagjer e plagosen 4 të tjerë

FOTO
Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se shkak i aksidentit ka ka qenë një defekt teknik i mikrobusit, i cili ka dalë nga rruga, duke u përmbysur.
Featured image of article: Aksident i rëndë në Gramsh, mikrobusi del nga rruga e përmbyset. Vdes një pasagjer e plagosen 4 të tjerë Pamje nga aksidenti
Përditësuar:

GRAMSH– Një person ka ndërruar jetë dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Kabash në Gramsh.  Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se shkak i aksidentit ka ka qenë një defekt teknik i mikrobusit, i cili ka dalë nga rruga, duke u përmbysur.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën njëri nga pasagjerët, ndërsa shoferi dhe tre të tjerët, kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe mësohet se dy prej dyre janë në gjendje të rëndë.

Rreth orës 16:20, në fshatin Kabash, Gramsh, automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një difekti teknik ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulancë për në Spital. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e shkakut të aksidentit“, shkruan Policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.M. A.B. Dosja.al)

Shto Koment