Politike

Gramoz Ruçi reflekton pas tërmetit: Politika të bashkohet, deputetët të jenë më të përgjegjshëm për ligjet që miratojnë

Ai bëri përgjegjës klasën politike për ligjet që ka mirautuar dhe kërkoi që të gjithë deputetet të reflektojnë dhe të jenë më të përgjegjësh në punën e tyre. Më tej Ruçi falenderoi të gjitha palët politike për maturinë që kanë treguar këto ditë pas tragjedisë.

TIRANË- Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në nisje së seancës plenare, ka lexuar disa refleksione të tij gjatë ditëve pas tërmetit. Kreu i Kuvendit tha se për tërmetin nuk ishte vetëm faji i natyrës, e cila këto fenomene i ka të pashmangshme, por ishte dhe faji i politikës.

Ai bëri përgjegjës klasën politike për ligjet që ka mirautuar dhe kërkoi që të gjithë deputetet të reflektojnë dhe të jenë më të përgjegjësh në punën e tyre. Më tej Ruçi falenderoi të gjitha palët politike për maturinë që kanë treguar këto ditë pas tragjedisë.

Falenderoj të gjitha palët politike, përfshirë opozitën, që dhanë shenja mirëkuptimi e vënietë jetës së qytetarëve mbi interesat politike dhe elektorale. Por motrat dhe vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti, të gjithë shqiptarët kudo ku janë, presin që relaksimi i betejave të stërzgjatura politike, të pasohet nga bashkëpunimi politik”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Po ashtu në fjalën e tij ai u bëri thirrje palëve që të bashkëpunojnë për t’u lehtësuar dhimbjen viktimave të këtij tërmeti tragjik. “Por 26 nëntori na zgjoi dhe na kujtoi se diçka nuk e kemi bërë si duhet. Unë do t’i ndaja ligjet që janë miratuar në dy grupe të mëdha: ligje që rregullojnë punët e shoqërisë dhe ligje që rregullojnë marrëdhëniet e bashkëjetesën tonë me natyrën. Është e pamundur që në pak ditë të formosh një gjykim mbi papërsosmërinë e ligjeve tona. Por në këtë grup të dytë, mendoj se ka diçka që nuk shkon. Prandaj mendoj se legjislacioni mbi tokën, mjedisin, ndërtimet, ujrat, parandalimin e fatkeqësive natyrore e çështje të tjera që lidhen me natyrën, burimet, pasuritë, por edhe kapriçiot e saj, nuk është thjesht i papërsosur”, shtoi më tej Ruçi.

FJALA E PLOTË E RUÇIT

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Para se të fillojmë me rendin e ditës, dëshiroj të ndaj me ju disa refleksione të miat, pas dhimbjes prej goditjes që na dha natyra. Refleksioni i parëështë mësimi prej humanizmit, solidaritetit dhe sakrificavetë shqiptarëve kudo ku ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, trevat e tjera shqiptare dhe në diasporë. Ne, ligjvënësit, duhet ta lexojmë sjelljene qytetarëve e bashkëkombasve tanë. Falenderoj të gjithë deputetët që në këto ditë u gjenden dhe janë pranë qytetarëve. Vlerësoj përgjegjësinë, masat e impenjimin e Qeverisë për masat emergjente dhe përgatitjet për zgjidhjet afatgjata. Falenderoj të gjitha palët politike, përfshirë opozitën, që dhanë shenja mirëkuptimi e vënietë jetës së qytetarëve mbi interesat politike dhe elektorale. Por motrat dhe vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti, të gjithë shqiptarët kudo ku janë, presin që relaksimi i betejave të stërzgjatura politike, të pasohet nga bashkëpunimi politik.

U bëj thirrje të gjitha palëve që si një lutje për shpirtin e 51 viktimave, tëndjejmë apelin e familjarëve të tyre, të njëmijë të lënduarve, të mijra familjeve që mbetën të pastreha, të nxënësve që u janë rrënuar shkollat dhe të bashkëpunojmë për tua lehtësuar dhimbjen. Refleksioni i dytë lidhet direkt me punën tonë si ligjvënës të Republikës. Gjatë viteve të fundit, por edhe gjatë këtyre tri dekadave, kemi kemi bërë reforma, kemi miratuar kodee korpuse të tërë ligjesh, të cilët kanë ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë dhe përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Por 26 nëntori na zgjoi dhe na kujtoi se diçka nuk e kemi bërë si duhet. Unë do t’i ndaja ligjet që janë miratuar në dy grupe të mëdha: ligje që rregullojnë punët e shoqërisë dhe ligje që rregullojnë marrëdhëniet e bashkëjetesën tonë me natyrën. Është e pamundur që në pak ditë të formosh një gjykim mbi papërsosmërinë e ligjeve tona. Por në këtë grup të dytë, mendoj se ka diçka që nuk shkon. Prandaj mendoj se legjislacioni mbi tokën, mjedisin, ndërtimet, ujrat, parandalimin e fatkeqësive natyrore e çështje të tjera që lidhen me natyrën, burimet, pasuritë, por edhe kapriçiot e saj, nuk është thjesht i papërsosur.

Dyshoj se në mjaft çështje nevralgjike të kompetencave tona mbi natyrën dhe menaxhimin e marrëdhenieve me mjedisin, kemi probleme. Ne, të nderuar kolegë, mund të merremi vesh shumë mirë me njeri-tjetrin. Mund të hartojmë ligje që na përshtaten ne dhe duket sikur i përshtaten edhe Shqipërisë. Por a mbështeten të gjitha ligjet tona në mirëkuptimin me natyrëndhe ligjësitë e saj? Natyra mund të jetë e pabesë. Por pabesia e saj rritet në proporcion gjeometrik me paditurinë, abuzivizmin dhe pabesinë tonë ndaj natyrës. Nuk rikthehem në pozitat e të Drejtës Natyrore nësemendoj dhe kërkoj që ligjet që miratojmë nuk mund dhe nuk duhet tu kundërvihen ligjësive të natyrës, të cilat janë universale, të pandryshueshme e të përjetshme. Refleksioni i tretë lidhet me instrumentat që përdorim për të zbatuar ligjet që kemi miratuar. Sidomos korpusin e ligjeve të bashkëpunimit e bashkëjetesës me natyrën. Nga ky korpus po veçoj bllokun e ligjeve për ndërtimet. Tërmeti i 26 nëntorit na kujtoi se kemi nevojë për një veting të thellë, për të verifikuar kualifikimet, aftësitë, agjencitë, procedurat, rregulloret, liçencimet dhe lejet për të ndërtuar.

Jo vetëm që ligjet nuk i kemi të përsosura, por edhe të tilla po të ishin, ato mund të kompromentohen e helmatisen nëse në këto instrumenta e mekanizma mbizotërojnë abuzivizmi dhe korruptimi. Natyrisht, të verifikojmë sa përmenda më sipër, nuk është një punë e lehtë dhe kërkon vision, kohë, energji e vullnet. Por unë mendoj se duhet të nisim të mendojmë për këto gjëra, që të mund të marrim masa afatgjata. Mendoj se Kuvendi, krahas ekzekutivit, duhet tëmarrë pjesën e vet të detyrësnë këto rishikime ligjore. Për të cilat duhet të thërrasim e bashkëpunojmë me ekspertët më të mirë që ka vendi e bota. Natyrisht, ne nuk mund të ndalojmë dhe as ndryshojmë ligjësitë e natyrës. Por mund të rrisim shkallën dhe kapacitetet mbrojtëse ndaj tyre. Mund t’i minimizojmë pasojat, në vend që t’i shumëfishojmë ato. Për ndryshe, një fatkeqësi natyrore si tërmeti, nuk mbetet vetëm natyrore. Së fundi, dëshiroj tju informoj se unë si Kryetar i Kuvendit u kam shkruajtur të gjithë Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së, Presidentes së  Dhomës së Përfaqësuesve dhe Presidentit të Senatit të Shteteve të Bashkuara, kryeparlamentarëve të vendeve fqinje, si edhe të gjitha vendeve tona partnere e mike, nga Kanadaja në Japoni, për t’i falenderuar për ndihmën bujare emergjente ndaj vendit tonë si edhe për të kërkuar mbështetje financiare për zgjidhjen e qëndrueshme e afatgjatë të problemit të strehimit dhe nevojave të tjera të banorëve të zonave të prekura nga tërmeti. Jam i bindur se mbështetja e vendeve mike e partnere nuk do të na mungojë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment