Politike

Gramoz Ruçi kritika politikanëve: Duhet të jeni më tolerantë, harmonia fetare krenaria jonë kombëtare (VD)

Më tej Ruçi u shpreh se idetë dhe vlerat fetare mbizotërojnë mbi përkatësinë dhe anëtarësinë e institucionit e tyre.

TIRANË- Gramoz Ruçi pas kritikave ndaj Bashkimit Evropian ka bërë kritika dhe për politikanët në Shqipëri. Nga konferenca “Feja si intrument për paqen”, Ruçi tha se politika duhet të jetë më shumë tolerante.

Më tej Ruçi u shpreh se idetë dhe vlerat fetare mbizotërojnë mbi përkatësinë dhe anëtarësinë e institucionit e tyre.

Unë mendoj se jemi në vendin e duhur që të flasim për fenë si instrument i paqes. Harmoni fetare është krenarie jonë kombëtare. Përse në politikanët jemi më pak tolerantë, madje nuk do ta teproja të thoja jotolerantë në krahasim me institucionet e besimeve fetare. Besimtarët tanë shqiptarë janë më shumë besimtarë të fesë se sa anëtare të institucioneve të tyre. Idetë dhe vlerat fetare mbizotërojnë mbi përkatësinë dhe anëtarësinë e institucionit e tyre. Kjo ka ndihmuar që besimtarët të gjejnë pika takimi me besimet e tjera. Politikanët besojnë më shumë te partia se sa tek sistemi demokratik. Shprehja e njohur: Kisha jote është edhe kisha ime” është plotësuar me shprehjet: xhamia ime është edhe xhamia jote apo “teqeja ime është edhe teqeja jonë”, u shpreh ndër të tjera Ruçi.

“Feja si instrument për paqen”, ishte konferenca që u organizua në Tiranë, ku krerët e shteteve dhanë mesazhe për paqen. Konferenca e organizuar në bashkëpunim me DASH, shërbeu si një treyzë ku paqja ishte kryesorja. Meta u shpreh se duhet punuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Thaçi theksoi se Kosova ka luftuar ekstremizmin, ndërsa Ruçu deklaroi se politika shqiptare duhet të jetë më tolerante.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment