Politike

“Graj gomarin tat”, Veliaj i përgjigjet Metës dhe Bashës për akuzat e kalimit të truallit të TK: Impresionues zelli për ngrehinën prej tallashi, po për vlerat kur do reagoni?

  • Trualli i TK, Meta: Mos merrni asnjë veprim, ndryshe sërish padi tjetër në “Kushtetuese”
  • Reagimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë vjen pas thirrjeve të forta të presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
    Featured image of article: “Graj gomarin tat”, Veliaj i përgjigjet Metës dhe Bashës për akuzat e kalimit të truallit të TK: Impresionues zelli për ngrehinën prej tallashi, po për vlerat kur do reagoni? Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj

    TIRANE- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është përgjigjur kritikave dhe reagimeve në lidhje me vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë të godinës së Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës. Përmes një reagimi në Twitter, Veliaj sjell një shprehje popullore për ata që sipas tij, nuk marrin vesh nga një fushë e caktuar, por fusin hundët në punët e të tjerëve.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Veliaj, ka reaguar sërish duke ripostuar reagimin e presidentit Ilir Meta, duke pyetur përse nuk reagon njëri për të gjitha objektet historike që po dëmtohen brenda Teatrit.

    “Impresionues zelli për ngrehinën prej tallashi me shkrepset e presuara me alga për dopolavoron e kazermave fashiste. Po për kostumet e Ndrek Lucës, bobinat me zërin e Kadri Roshit e dhjetra vlera do reagoni? Kanë 3 vjet që i ha mola e miu sepse zaptuesit tuaj i mbajnë peng!,”-shkruan Veliaj.

    Postimi i Veliaj

    Reagimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë vjen pas thirrjeve të forta të presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Mëngjesin e sotëm, Meta tha se qeveria dhe bashkia nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim në lidhje me Teatrin, pasi çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa më tej, tha se do të depozitojë një padi tjetër nëse nuk ka tërheqje. Ndërsa Basha, ishte më i ashpër kur tha sot se “bashkia e Tiranës është lavatriçja e parave të pista të drogës”.  Dje, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronë të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore.

    (f.g/dosja.al)

    Shto Koment