Politike

GRAFIKU/ Edi Rama i treti! Renditja e kandidatëve të Partisë Socialiste, sipas numrit të votave, kë preferojnë më shumë shqiptarët?

Më i votuari i Partisë Socialiste është Taulant Balla, me 21.6 mijë vota.
Featured image of article: GRAFIKU/ Edi Rama i treti! Renditja e kandidatëve të Partisë Socialiste, sipas numrit të votave, kë preferojnë më shumë shqiptarët? Taulant Balla, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama
TIRANË– Partia Socialiste ka marrë gjithsej 768 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë shumicën me 46.48%, që përkthehet në 74 mandate në Kuvend. Më i votuari i Partisë Socialiste është Taulant Balla, me 21.6 mijë vota.

I dyti është Fatmir Xhafaj, me 16.7 mijë vota. Xhafaj, me karrierë në Partinë Socialiste dhe ish ministër, ishte në listën e pasigurt por ka hyrë në Kuvend pasi ka thyer herësin, duke nxjerrë nga lista Ervin Bushatin, i cili ndonëse ishte i treti në renditje ka marrë më pak vota.

I treti është Edi Rama, në Durrës, me 15.9 mijë vota. Pas Ramës renditet Ornaldo Rakipi, një emër i panjohur në politikë, që ka mundur të gjithë politikanët e tjerë të njohur, duke marrë 15.7 mijë vota. Rakipi ishte I treti në listë, pork a thyer herësit, duke hyrë në Kuvend, pasi ka zhvendosur Fidel Yllin (edhe ky njësoj si Bushati kishte marrë më pak vota nga listat e hapura)

Pas tij është Erjon Brace, me 15.6 mijë vota.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Monitor

Shto Koment