Kuriozitete

Grabitqari më i rrezikshëm, peshkaqeni i bardhë noton i qetë në Adriatik (FOTO)

Nëse mendoni se grabitqari më i madh detar ndodhet në thellësinë e oqeanëve, e keni menduar gabim. Peshkaqeni i bardhë, më i madh i kapur ndonjëherë gjendet në Puglia të Italisë dhe ky detaj kaloi pa u vënë re!

Një nga speciet më të rralla është pikërisht peshkaqeni i bardhë. Emri i tij rrjedh nga ngjyra e bardhë që ka në bark. Ky peshkaqen është i njohur si një grabitqar shumë i rrezikshëm që mund të sulmojë edhe njerëz. Ai mund të arrijë një gjatësi deri në 6 m dhe një peshë deri në 2240 kg.

Peshkaqeni më i madh grabitqar mund të gjendet në ujërat sipërfaqësore bregdetare të të gjitha oqeaneve të mëdha. Gjithashtu edhe në Mesdhe! Por, ajo që është më interesantja, është fakti se peshkaqeni më i madh i bardhë, nuk ndodhet në thellësinë e oqeaneve blu, por në detin Adriatik.

Lajmi se peshkaqeni i madh i bardhë, grabitqari me i rrezikshëm detar ndodhet në Puglia të Italisë kaloi pa u vënë re për shkak të zgjedhjeve të 30 qershorit por ai noton i qetë në detin Adriatik dhe paralajmërohet për të pasur kujdes!

Në Puglia ndodhet peshkaqeni më i madh i bardhë. Në vitin 1979 në Gallipoli (Lecce) u kap një peshkaqen i bardhë rreth 6 metra, në një madhësi shumë herë më të madhe se sa peshkaqenët e peshkuar në oqeanin Paqësor.

Jetëgjatësia e tij arrin deri në 73 vjet. Ai sheh mirë edhe në kushte të lehta të dritës dhe nofullat e tij përbëhen nga 300 dhëmbë që në mostrat e rritur mund të arrijnë deri në 7.5 centimetra.

Peshkaqeni i bardhë mund të notojë në 56 km/h. Maskohet në mënyrë perfekte për shkak të dy ngjyrave që e karakterizojnë. Gri e errët në blu, në pjesën lart dhe e bardhë pjesa poshtë, në mënyrë që të zerë më lehtë prenë e tij.

Burimi: PUGLIA reporter

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment