Aktualitet

GRABITJE në Sarandë! Hajdutët e maskuar thyejnë dyqanin, marrin dhjetëra ora dhe sende me vlerë, kamerat filmuan gjithçka

Autorët kanë qenë të maskuar, por atyre u ka shpëtuar një detaj. Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë që kanë qenë funskionale dhe në momentin e grabitjes. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Featured image of article: GRABITJE në Sarandë! Hajdutët e maskuar thyejnë dyqanin, marrin dhjetëra ora dhe sende me vlerë, kamerat filmuan gjithçka Foto Ilustruese

SARANDË– Dhjetëra ora dhe sende me vlerë janë grabitur në një biznes në qytetin e Sarandës. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar.

Grabitësit, person ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e vitrinës së dyqanit në lagjen nr.2 të qytetit të Sarandës dhe kanë marrë dhjetëra ora e sende të tjera me vlerë.

Autorët kanë qenë të maskuar, por atyre u ka shpëtuar një detaj. Ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë që kanë qenë funskionale dhe në momentin e grabitjes. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pritet të merren edhe pamjet filmike të dyqaneve rrotull atij që u grabit, për të pikasur lëvizjet e grabitësve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment