Aktualitet

Grabitje në Korçë, hajduti i vjedh qytetares varësen nga qafa dhe e dhunon, shpallet në kërkim

Hajduti ka hasur në kundërshtimin e gruas dhe e ka dhunuar atë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar kamerat e bizneseve përreth.
Featured image of article: Grabitje në Korçë, hajduti i vjedh qytetares varësen nga qafa dhe e dhunon, shpallet në kërkim

KORÇË– Një person është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka grabitur një qytetare me forcë dhe e ka dhunuar. Mësohet se personi në fjalë, i është afruar një gruaje që po ecte në zonën e njohur si “Lëndina e lotëve”, dhe i ka vjedhur varësen nga qafa me dhunë.

Hajduti ka hasur në kundërshtimin e gruas dhe e ka dhunuar atë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar kamerat e bizneseve përreth.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pamjet filmike kanë zbuluar personin që ka grabitur zonjën dhe e ka dhunuar atë, duke bërë që efektivët ta shpallin në kërkim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment