Rajoni

Grabitje me armë, shqiptares i futen në dyqan dhe e kërcënojnë, hajduti i ‘pa fat’ merr vetëm…40 euro

Ajo mësohet se është shprehur se një person, është futur në marketin ku ajo punon dhe e ka kërcënuar me armë zjarri që t’i japë para. Por, hajduti, ka qenë krejtëissht pa fat, pasi në arkë kanë qenë vetëm 40 euro. Gjithsesi, ai i ka marrë këto para dhe është larguar.
Featured image of article: Grabitje me armë, shqiptares i futen në dyqan dhe e kërcënojnë, hajduti i ‘pa fat’ merr vetëm…40 euro Foto Ilustruese

KOSOVË– Një grua është kërcënuar dhe ka rënë pre e grabitësve. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, mëngjesin e sotëm. Gruaja ka bërë denoncim në polici për rastin nëfjalë, teksa ka rrëfyer edhe detaje.

Ajo mësohet se është shprehur se një person, është futur në marketin ku ajo punon dhe e ka kërcënuar me armë zjarri që t’i japë para. Por, hajduti, ka qenë krejtëissht pa fat, pasi në arkë kanë qenë vetëm 40 euro. Gjithsesi, ai i ka marrë këto para dhe është larguar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Viktima f/k ka raportuar se një person i panjohur është futur në market me revole në dorë dhe i ka kërkuar para, nën kërcënim ka arritur të grabisë rreth 40 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të lënduar. Hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore”, njofton Policia.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment