
KOSOVË-Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë.
Sipas mediave të Kosovës, zëdhënësi i Policisë së Bajram Krasniqi ka bërë me dije se dy persona të armatosur kanë kryer një vjedhje në një filial për transferimin e shpejt të parave. Sipas tij, personat ende të paindetifikuar, pasi kanë kryer vjedhjen janë larguar në këmbë.
“Në ora 18:25, policia është njoftuar për një grabitje në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë. Njësia policore ka kontaktuar ankuesin, i cili deklaron se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash dhe kanë ikur këmbë. Njësitet policore janë duke trajtuar rastin”, tha Krasniqi.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
(k.a/dosja.al)