Politike

Grabitja në Rinas/ S’gjen qetësi me versionet Lleshaj: Siguria Kombëtare s’cënohet nga 5 persona

  • 3 ‘Kampionët’ e qeverisë Rama kundërshtojnë njëri tjetrin, Xhaçka: S’ka cënim të sigurisë! (Por ç’thonë Lleshaj e Balluku)
  • Ndryshimi i versioneve të Lleshaj për grabitjen në Rinas, Vasili: I lajthitur krejt!
  • Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar për grabitjen në Rinas se siguria kombëtare s’cënohet nga 5 persona.

    Tiranë- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj sot gjatë interpelancës në parlament për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas ka ndryshuar prapë versionin e tij. Sot Lleshaj është shprehur se nuk është cënuar siguria kombëtare në vend por pranoi se ngjarje ishte shum e rëndë. Lleshaj theksoi se Siguria Kombëtare s’cënohet nga 5 persona.

    Ngjarja e Rinasit është shumë e rëndë. Sigurisht që kjo ngjarje ka marrë vëmendjen e duhur të policisë së shtetit. Nuk është shkatërrim i sigurisë kombëtare. Siguria Kombëtare nuk cënohet nga 5 persona. Sigurisht që me një ligj të miratuar para 15 vite, siguria e aeroportit i është transferuar një operatori privat. Ky vendim është marrë në Kuvend. Është pranuar dhe toleruar 15 vjet me radhë. Kompania e sigurisë së aeroportit nuk i hapi derën forcave të sigurisë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm 

    J.V/Dosja.al

     

    Shto Koment