Politike

Grabitja në Rinas, ish-presidenti akuza Policisë: I hedh tym publikut me ‘shkëmbimin e zjarrit’

Në një reagim në Facebook, Nishani shkruan se Policia po i hedh tym publikut me shkëmbimin e zjarrit, pasi ai hedh dyshime se nuk ka pasur një të tillë.
Featured image of article: Grabitja në Rinas, ish-presidenti akuza Policisë: I hedh tym publikut me ‘shkëmbimin e zjarrit’ Ish-Presidenti Bujar Nishani dhe pamja nga grabitja në Rinas

TIRANË- Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Rinas, ku u grabitën 10 milionë euro. Në një reagim në Facebook, Nishani shkruan se Policia po i hedh tym publikut me shkëmbimin e zjarrit, pasi ai hedh dyshime se nuk ka pasur një të tillë.

“Nëse do të kishte patur një shkëmbim zjarri, ai do të kishte ndodhur përpara se banda të mbërrinte tek avioni. Por në fakt ky nuk është problemi i vërtetë e më madhori. As ai i mosmarrjes së masave pas disa grabitjesh spektakolare në mes të ditës, e në mes të kryeqytetit”, shton ish-presidenti.

REAGIMI I PLOTË I NISHANIT

Tentativa për ti hedhur tym publikut me gjoja “shkëmbime zjarri” nga policia me bandën terroriste që grabiti avionin Austrian Airlines, është po aq kriminale sa grabitja e miliona parave prej bandës, që tashmë do të paguhen nga taksat e njerëzve të thjeshtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse do të kishte patur një shkëmbim zjarri, ai do të kishte ndodhur përpara se banda të mbërrinte tek avioni. Por në fakt ky nuk është problemi i vërtetë e më madhori. As ai i mosmarrjes së masave pas disa grabitjesh spektakolare në mes të ditës, e në mes të kryeqytetit.

Këto probleme mbeten në hije nga thelbi i revanshit të krimit dhe terrorit. Çështja themelore është sepse bandat dhe terroristët e këtij lloji siç ishte dhe ai i fundit, nuk kanë frikë nga askush. As nga shteti, as nga ligji, as nga policia, as nga ruajtja e as nga siguria. Sepse ata askush nuk i ndjek, askush nuk i heton, askush nuk i shqetëson, askush nuk i turbullon. Një qeverisje e ardhur nga krimi pjell vetëm krim, bashkëjeton vetëm me krimin dhe prodhon veç terror.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment