Politike

Grabitja e milionave, socialistët shigjetojnë Arta Markun: S’paska asnjë kompetencë?

Felaj u shpreh se do të kërkohet rishikim i marrëveshjes me koncensionarit. Sterkaj tha se ai kishte votuar një kryeprokurore, por ajo nuk ka kompetenca. Ndërsa Mimi Kodheli u shpreh se kjo është një ngjarje që e rëndë që ka cënuar sigurinë kombëtare.
Featured image of article: Grabitja e milionave, socialistët shigjetojnë Arta Markun: S’paska asnjë kompetencë? Paulin Stërkaj, Ermonela Felaj, Mimi Kodheli dhe aeroporti i Rinasit
Përditësuar:

TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste kanë reaguar sot për grabitjen që ndodhi në Rinas. Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj është shprehur se Policia duhet të gjej shkakun e kësaj ngjajre. Deputeti Paulin Sktërkaj është shprehur se ata kanë votuar një Prokurore të Përgjitshme, e cila s’ka kompetenca. Ndërsa deputetja e Mimi Kodheli ka thënë se kjo ngjarje ka cënuar sigurinë kombëtare.

Në një reagim për mediat, Felaj shtoi se është koha që të rishikohen marrëveshjet koncesionare dhe se shumë shpejt “Illyrian Guard” do të jetë ajo që do të ruajë objeketet e rëndësisë së veçantë.

Është koha të shikohen marrëveshjet e ndryshme koncensionare, jo vetëm për sigurinë e Rinasit, por dhe marrëveshjet e lidhura para 2013 për pikat kufitare. Marrëveshjet koncensionare janë problematike,  pengojnë operimin e policisë në objektet e rëndësisë së veçantë. “Illyrian guard”, do merret me ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, dhe sa me shpejt do ndërhymë në këto marrëveshje”, shtoi më tej deputetja e PS. Policia të identifikojë kush është shkaku i kësaj ngjarje. Pjesën tjetër nuk i heq asnjë presje se policia e shtetit ndërhyri në kohë. Por policia e shtetit nuk duhet të jetë në atë nivel që është krimi por duhet të jetë një hap më para”, u shpreh deputetja e PS, Ermonela e Felaj.

Për ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, kjo grabitje është cënim i sigurisë kombëtarem dhe thotë se është një ngjarje shumë e rëndë.

Cënimi i sigurisë kombëtare është fjalë e madhe, por ngjarja e Rinasit është e rëndë dhe duhet parë me seriozitet” tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deputeti Paulin Stërkaj, fajin për këtë ngjarje ja kalon kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut.

Jo e ka fajin koncesoniari, jo policia private. Paret ikën. njerëzit u vranë. Kush e ka fajin? Ne kemi votuar një prokuror të përgjitshëm. Pse? S’paska asnjë kompetencë?” u shpreh Stërkaj.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment