Blog

Grabitja në Rinas dhe koncesionarët që prodhojnë pasiguri

Jemi me shumë gjasa para një situate të një terrorizmi pasiv, por shumë të rrezikshëm, ku shteti Shqiptar i ka dhënë vetë të gjitha celësat (lejet) koncesionarit, terroristit potencal, i cili qysh pa filluar ka provuar se pasiguria kombëtare është ulur këmbëkryq, konkretisht në Elbasan, Fier,Tiranë.
Featured image of article: Grabitja në Rinas dhe koncesionarët që prodhojnë pasiguri Grabitja në Rinas (Foto montazh)

Alarmi është dhënë 5 min me vonesë prej koncesionarit përgjegjës për sigurinë, për grabitjen spektakolare të parave në aeroport të Rinasit. Dhe kjo mund të konsiderohet krim. Dhe menjëherë të vjen në mëndje një tip tjetër koncesionari që mund ta japi alarmin pas 5 vitesh ose asnjëherë dhe dëmi të jetë me shumëfish të milionave të rrëmbyer në Rinas, madje me humbje jetë njerëzish. Ky tip i ri koncesionari dhe deri tash totalisht i nënvleftësuar është koncesionari i territoreve të landfilleve dhe incineratorëve. Ky tip koncesionari është vetë operues dhe vetëmonitorues i një territori ky ushtrohet një aktivitet i klasifikuar si me shkallë më të lartë të rrezikshmërisë, duke bërë pjesë në grupin e aktiviteteve prej 23 industrish, si centralet nukleare rafinerit e naftës etj. Jemi me shumë gjasa para një situate të një terrorizmi pasiv, por shumë të rrezikshëm, ku shteti Shqiptar i ka dhënë vetë të gjitha celësat (lejet) koncesionarit, terroristit potencal, i cili qysh pa filluar ka provuar se pasiguria kombëtare është ulur këmbëkryq, konkretisht në Elbasan, Fier,Tiranë. Për më tepër ky tip koncesionari është një i huaj dhe është i tillë pasi Shqipëria nuk ka ekspertë që njohin funksionimin e incineratorëve, por duke qënë se incineratorët e landfillet janë brenda një rrethimi këta të huajt (offshorista) janë dhe pronar të landfilleve.

Se cfarë futet në landfill dhe cfarë digjet në incinerator e di vetëm koncesionari. Fitimet e koncesionarit do jenë marramendëse nëse vendos në landfille apo djeg lendë të rrezikshme. Asnjë nuk e ndalon sot ta bëj këtë. Nesër mund ta bëj edhe me mbetje importi. Qeveria e ka akoma në sirtar draftligjin e importit të mbetjeve. Landfilli dhe incineratori ndërtohen pa studim gjelogjik, pa studim sizmik etj., mangësi esenciale. Ja cfarë shkruan oponenca për incinerator të Fierit, i cili ka marrë leje dhe po ndërtohet pa një studim gjeologjik:

dhe për studimin sizmik shkruhet:

Kështu landfilli në Verri, Fier është ndërtuar pa studim gjeologjik dhe pa studim sizmik. Ujrat nëntoksore janë thuaj në sipërfaqe, vetëm 0.5 m, pra është kënetë, atje ku po ndërtohet Incineratori dhe gati qesharake, por dhe për të qarë që i ashtuquajturi studim i fizibilitetit është bërë në një zonë tjetër.

Në këto kushte është shumë e mundur të kemi ndonjë carje në bazamentin e landfillit apo incineratorit, sado të vogël nga ndonjë tërmet i lehtë dhe ndotja e ujrave nëntoksire do ishte katastrofë e vërtetë dhe e pa korigjueshme. Duhet sjellë në mëndje se hajdutët edhe mund të kapen, por ujrat e ndotura nëntoksore nuk mund të pastrohen për dekada të tëra dhe kur themi ujra nëntoksore kemi parasysh edhe ujë për të pirë, krahas përdorimeve, si për vaditje etj.

Kurse për incineratorin nuk bëhet fjalë për oponencë edhe për faktin se në Shqipëri nuk ka specialistë për incenerimin. Pra incenrimi është jashtë cdo kontrolli qysh në planifikim Oponenca shkruan:

Nuk mund të mos ritheksohet se djegja nëpërmjet incineratorit emeton helmin sintetik më të rrezikshëm në planet, që është dioksina.

Një tjetër planifikim i pasigurisë kombëtare është i lidhur me miratimin e 2 koncesioneve për ndërtimin e 2 digave të mëdha mbi lumin Vjosë për Hec të Kalivacit dhe të Pocemit, nga një koncesionar Turk. Faktet flasin për skandale qysh në planifikim. Psh koncesionari i Pocemit në vlerësimin e thellur në mjedis kishte 60% plagjiaturë dhe gjykata e rrëzoi. Tjetër. Koncesionari nuk ka marrë parasysh që uji i pishëm i Pocemit vjen kryesisht nga ujrat nëntoksore të lumit Vjosa dhe diga aty mund të ndosë burimet ujore me të cilat furnizohen dhjetra mijra banorë. Kjo nuk ndodh për 4 minuta si në Rinas, por ndoshta për 40 vjet, por dëmi ekonomik e njerëzor mund të jetë shumë herë më i madh dhe i pakrahasueshëm me milionat e Rinasit. Vjen së fundi ky koncesioni i Kalivacit, nga i njwjti koncesionar i Pocemit, i rrwzuar nw Gjykatw, që e quan HECin ritenderim dhe i referohet të dhënave të studimit, nëse është bërë të 20 viteve më parë, e ku nuk llogaritet, vec të tjerashm se cfarë efekti ka prurja e madhe e sedimenteve në vetë liqenin e HECit dhe erozionin e përmbytjet që shkakton në rrjedhjen e poshtëme deri në bregdetin Adriatik. Një pyetje tjetër që të vjen në mend është: a do ta përballoj koncesionari tundimin për të fitur më shumë, duke rritur kështu propabilitetin e përmbytjes gjigande që mund të bëj Vjosa?

A e cënojnë këto tip koncesiones sigurinë kombëtare? Sigurisht. Alarmi për pasigurinë kombëtare është dhënë vetwm nga shoqwria civile pak me vonesë, si në Rinas, por nuk ka një alarm nga koncesionari dhe ska si të ketë prej tij, përkundrazi, ai është i interesuar kur ndodh “vjedhja” të mos e jap alarmin, se është pjesë e vjedhjes qysh në plan.

Nuk ka dhe nuk duhet të ketë besim tek koncesionari në këto lloj ndërhyrjesh, që cënojnë rëndë sigurinë kombëtare.

Marrë nga mjedisi.al

Shto Koment