Politike

Grabitja në Rinas/ Balluku: Koncesionari u gjobit disa herë, s’u plotësuan kushtet

  • Grabitja në Rinas/ Rama: Kinezët dështuan, shteti do marrë nën kontroll sigurinë e aeroportit
  • Për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas, ministrja Belinda Balluku ka akuzuar si përgjegjëse koncesionarin kinez. Ajo ka deklaruar se kjo kompani ka cënuar sigurinë kombëtare dhe se ka mbaruar koha që ajo të mos plotësojë kushtet e sigurisë në këtë aeroport. Balluku është shprehur se koncensionari i aeroportit është gjobitur disa herë për shkelje të kushteve të kontratës për sigurinë.
    Përditësuar:

    Tiranë- Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku për grabitjen e 10 milionë eurove ka hedhur akuza ndaj kompanisë koncesionare kineze. Balluku është shprehur se kjo kompani ka cënuar sigurinë kombëtare. Ajo ka theksuar se koncensionari i aeroportit të Rinasit, është gjobitur disa herë për shkelje të kushteve të kontratës për sigurinë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.  Sipas saj koncensionari kinez i ka paguar këto gjoba.

    “Gjobat kanë qenë në vlerën 5 qind mijë lekë të reja. Reagimi i djeshëm i koncensionarit që i tregon shtetit se si i ka plotësuar kushtet, është fyues për ne.  Masat e mara nga koncesionari sipërfaqësore. Kompania kineze ka humbur kredibilitetin.  Cilat kushte ka mbushur kjo kompani?  Ke shpërdoruar në mënyrë brutale besimin tonë. Na duket vetja sikur po zbresim në Pekin, me flamujt kinezë.  Koncesionari nuk ka investuar në sigurinë e pasagjerëve.

    Cilat kushte keni plotësuar ju? Ne kemi besuar te dialogu dhe nuk kemi dashur të bëjmë koste të reja. Tani boll, koha ka mbaruar, keni cënuar sigurinë kombëtare.  Kontrata koncesionare është miratuar në parlament dhe është votuar në mënyrë unanime. Është votuar edhe PD-ja. Është një kontratë që ka penalizuar shtetin shqiptar pasi nuk është lejuar të marrë masa, kjo kontratë ka qenë gjithmonë problematike.  ”, u shpreh Balluku.

    Ministrja ka theksuar më tej se që nga sot aeroporti i Rinasit duhet të plotësojë kushtet e sigurisë pasi nuk ka më kohë për të humbur.

    “Këtë periudhë, pra kur ndodhi grabitja kamerat kanë qenë aktive. I kemi kërkuar disa herë koncesionarit një fakt që të identifikohen makinat e aeroportit me çipa dhe gardhi të jetë me alarm në momentin që prekej. Unë kam kërkuar që në Tiranë të vijnë përfaqësuesit më të lartë të kompanisë dhe do ju kërkoja atyre një sërë ndërhyrjesh. Do i takoj sot pasdite.  Koha ka mbaruar që të ndërtohen më parkingje, aeroporti i Rinasit duhet të plotësojë kushtet e e sigurisë”, u shpreh ministrja. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Reagimi i Ballukut vjen pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit 2 ditë më parë, ku u morën plot 10 milionë euro.  

    Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta.

    Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

    (J.V/f.g/Dosja.al)

    Shto Koment