Aktualitet

Grabitja në karburantin e Vlorës, policia jep detaje. Autori nuk mundi të merrte xhiron ditore, qëlloi punonjësin me sende të forta

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 20:30 e se ishte vetëm një person që ka tentuar të vjedhë në karburant. 
Featured image of article: Grabitja në karburantin e Vlorës, policia jep detaje. Autori nuk mundi të merrte xhiron ditore, qëlloi punonjësin me sende të forta Foto ilustruese

VLORË– Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me grabitjen që ndodhi mbrëmjen e sotme në një karburant në qytetin bregdetar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 20:30 e se ishte vetëm një person që ka tentuar të vjedhë në karburant.

Autori nuk ka mundur të marrë xhiron ditore mirëpo ka arritur që të godasë me një send të fortë punonjësin që ishte në turn.

Njoftimi i plote:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtesi. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëhere në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment