LIVE UPDATES
Ekonomi

Grabitja finale: qeveria do privatizojë pronat publike me negocim direkt me bizneset

25 Prill 2019, 08:42 Nga DOSJA
Grabitja finale: qeveria do privatizojë pronat publike me negocim direkt me

Qeveria Rama po vazhdon përpjekjet e saj për të anashkaluar procedurat e drejta dhe transparente të prokurimit publik, të cilat, ndër të tjera rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.

Përpjekjet e para të qeverisë për të shmangur tenderimin publik për projekte të mëdha ndërtimore apo infrastrukturore u bënë përmes të ashtuquajturave “ligje speciale“. Këto ligje, në kundërshtim me legjislacionin shqiptar, u hartuan qartasi për t’i dhënë qeverisë pushtet arbitrar negociues.

Dy shembujt famëkeq të kësaj qasje ishin ligjet specile për dhënien me koncesion të aeroportit të Vlorës dhe për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar. Të dy ligjet në thelb privatizonin pronën publike pa ankand apo garë publike, por duke ja kaluar drejtpërdrejt një kompanie të paracaktuar private.

Këto “ligje speciale” u morën në shqyrtim nga Komisioni Europian nën dyshimin për shkelje të parimeve të konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit të kompanive, sipas Neni 71 dhe 74 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Të dy këto raste duken se janë pezulluar për moment për shkak se kanë kaluar afatet për nënshkrimin e kontratave përfundimtare mes shtetit dhe kompanive private—në rastin e aeroportit qeveria ka pranuar dështimin e negociatave me kompaninë e paracaktuar turke dhe ka pohuar se do të hapë garë ndërkombëtare.

Para pak muajsh, qeveria miratoi dhe tashmë ka dërguar në Kuvend një ligj organik për tjetërsiin e pronave publike, duke shmangur prokurimin publik. Ligji themelon një kompani tregtare, të emërtuar Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila do të veprojë sipas ligjeve tregtare dhe rregullave private të prokurimit.

Qeveria do t’i kalojë Korporatës për menaxhim dhe përdorim për investime, në bashkëpunim me bizsnese private, prona të paluajtshme shtetërore, përfshi tokën publike përgjatë bregdetit.

Exit.al ka qenë media e parë që ka shkruar për këtë ligj të rrezikshëm që bie ndesh si me legjislacionin e vendit ashtu edhe me MSA-në.

Por qeveria nuk është ndalur me kaq. Ajo ka propozuar rishtazi një një akt normativ, i cili është një tjetër ligj që parashikon një metodë të re përmes së cilës shteti lejohet të privatizojë pronën shtetërore.

Kur të miratohet dhe zbatohet, ky ligj do të lejojë shtetin të privatizojë pa ankand ose tender edhe pronat e tjera publike që nuk do t’i kalohen korporatës, duke shmangur kështu nevojën për ligje speciale, si në rastin e Aeroportit të Vlorës dhe Teatrit Kombëtar.

Projektligji, i cili propozon një ndryshim të një akti normativ me fuqi ligjore nga viti 2008 që ka të bëjë me privatizimin e pronës shtetërore, paraqet një metodë të tretë privatizimi, përveç ankandit publik dhe tenderit. Kjo metodë quhet “tjetërsimi” i cili në projektligj përcaktohet si më poshtë:

“Kalimi i pronës shtetërore në private të bëhet edhe në funksion të planeve të përgjithshme vendore, sipas kushteve dhe kritereve që përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i Këshillit të Ministrave, për këto raste, përcakton gjithashtu kushtet që duhet të plotësojnë kërkuesit e tjetërsimit me kontratë të pronës shtetërore, mënyrën e vlerësimit të pronës shtetërore si dhe organet që përfshihen gjatë procesit dhe rolin e tyre.”

Pra, ajo çfarë përfshin projektligji është në thelb një përgjithësim i procedurave që qeveria u përpoq të bënte me anë të ligjeve “të veçanta” që ngjallën debat publik—një kompani private i kërkon shtetit të përdorë pronën e tij dhe pastaj shteti negocion një kontratë me këtë kompani në lidhje me vlerën e pronës dhe kushtet e kontratës.

Detajet e sakta të këtyre negociatave, mënyra e vlerësimit dhe çdo element tjetër e procesit të privatizimit me tjetërsim, ligji ja lë t’i vendosë peër çdo rast Këshillit të Ministrave me VKM.

Kjo do të thotë se projektligji i jep qeverisë pushtet edhe më të madh sesa ligjet e veçanta, të cilat duhej të miratoheshin nga Kuvendi dhe dekretoheshin nga Presidenti.

Qeveria argumenton se ky projektligj do ta bëjë më të lehtë për pronarët e tokave private, toka e të cilëve është ngjitur me pronën publike, për të zhvilluar tokën e tyre në bashkëpunim me shtetin.

Vlen të përmendet këtu se ishte pikërisht ky argument që qeveria Rama dha për ligjin special të Teatrit Kombëtar. Për shkak se një sipërfaqe vogël në pronësi të kompanisë Fusha ishte ngjitur me tokat publike, duhej një procedurë “speciale” për të lejuar që Fusha shpk të zhvillonte si pronën e saj, ashtu edhe pronën publike që përfshin edhe truallin ku ndodhet Teatri Kombëtar.

Nëse ky projektligj miratohet, ai do t’i japë pushtet të pakufizuar qeverisë Rama për t’ia dorëzuar pronën publike biznesmenëve, pa asnjë mbikëqyrje parlamentare dhe pa asnjë lloj transparence apo përgjegjësie publike.

Kombinuar me propozimin për korporatën e investimeve, e cila do të centralizojë menaxhimin e të gjitha pronave publike drejtpërdrejt nën Kryeministrin, ky projektligj do ta kthejë privatizimin e pronës publike në një negocim të drejtpërdrejtë midis qeverisë dhe kompanive private, pa asnjë formë konkurrence në tregun e lirë dhe, pa dyshim, me pasoja të rënda afatgjata financiare për popullin shqiptar.

Kjo procedurë jo-publike, jotransparente dhe arbitrare e privatizimit, për më tepër, do të shkelë në mënyrë sistematike nenet e mosdiskriminimit dhe të konkurrencës së lirë të MSA-së.

Marrë nga Exit.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi edi rama komisioni europian marrëveshja e stabilizim asociimit me bashkimin europian tirane edi rama komisioni europian marrëveshja e stabilizim asociimit me bashkimin europian tirane

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni