Aktualitet

Grabitja e “Credins Bank” në Kavajë, kamerat filmojnë automjetin, 10 persona në komisariat

Sipas njoftimit zyrtar, personat e shoqëruar po merren në pyetje për të mësuar më tepër informacion në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Featured image of article: Grabitja e “Credins Bank” në Kavajë, kamerat filmojnë automjetin, 10 persona në komisariat Banka e grabitur

KAVAJË– Janë shoqëruar 10 persona në lidhje me grabitjen e “Credins Bank” në Kavajë.

Sipas njoftimit zyrtar, personat e shoqëruar po merren në pyetje për të mësuar më tepër informacion në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Policia shpjegon më tej se është grabitur bankomati i filialit të “Credins Bank” në Kavajë. Autoritetet shtojnë se është marrë një sasi e vogël lekësh, por Dosja.al mësoi se bëhet fjalë për 2 milion lekë. 

Mësohet gjithashtu se kamerat e sigurisë kanë filmuar automjetin me të cilin janë larguar dy nga personat që kanë vjedhur bankomatin e kësaj banke. 

Njoftimi i policisë Kavajë

Në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në një bankomat të një banke të nivelit të dytë, një sasi të vogël lekësh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.

Mëngjesin e sotëm u raportua se ishte grabitur filiali i “Credins Bank” në Kavajë. Dosja.al mësoi se grabitësit, ende të paidentifikuar kanë shpërthyer me tritol murin e pasmë të godinës në mënyrë që të merrnin paratë. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment