LIVE UPDATES
Aktualitet

Grabitja e 250 mln lekëve/ Biznesmeni doli me gruan për të blerë hekur rrobash, dy hajdutët i bllokuan pultin e Range-Rover

25 Maj 2020, 14:48 Nga DOSJA
Grabitja e 250 mln lekëve/ Biznesmeni doli me gruan për të

TIRANË– Është zbardhur dinamika e plotë e grabitjes së 250 milionë lekëve të vjetra të biznesmenit Flamur Behi. Gazetari Elton Qyno ka sjellë së fundmi detaje nga ngjarja që shokoi kryeqytetin dy ditë më parë, teksa vëllai dhe i dashuri i spikeres top-less, Greta Hoxha, Donald Hoxha dhe Gentian Kane, hapën makinën e biznesmenit Behi, të llojit “Range Rover”, dhe grabitën e shumën marramendëse të parave.

Por si ndodhi ngjarja?

Donald Hoxhaj dhe Gentian Kane kanë ndjekur të gjitha veprimet e Flamur Behit qysh nga qendra tregtare “Vesa” deri tek qendra “Kristal”. Në momentin që biznesmeni Behi ditën e ngjarjes, është paraqitur së bashku me bashkëshorten e tij B.Behi në ambientet e “Kristal Center”, për të blerë një hekur rrobash dhe parkoi te qendra tregtare e tentoi që të mbyllë makinën, dy autorët bllokuan me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit për të hapur më pas ‘Range Rover’-in.

Por teksa kanë blerë hekurin dhe janë kthyer në makinë, Flamur Behi, ka konstatuar se çanta me para që ai kishte futur në bagazhin e makinës ishte zhdukur në rrethana të mistershme. Ai menjëherë ka njoftuar policinë e Tiranës, ku oficerët e kësaj të fundit filluar kqyrjen e pamjeve filmike, ku është qartësuar një person që pasi ka marrë çantën me para ka hipur në një automjet tip “Benz” me targë AA 362 ZN.

Pas verifikimeve të kryera për pronësinë e këtij automjeti me të cilin hajduti i çantës është larguar, rezultoi se mjeti ishte në pronësi të Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr” në Tiranë. Oficerët e policinë kanë telefonuar Greta Hoxhajn duke i kërkuar kësaj të fundit të paraqitet në polici së bashku me mjetin e saj. Por Hoxhaj, ia ka kthyer oficerëve se ndodhej në qytetin e Fierit dhe se në datën 22 maj makinën e saj e ka përdorur, vëllai Donaldo Hoxhaj.

Përmes Donald Hoxhajt është identifikuar edhe i dashuri i gazetares Gentian Kane. Fillimisht policia ka telefonuar Hoxhajn, por dhe ky person i ka pohuar se ndodhej në Fier, pasi kishte babain sëmurë dhe të shtruar në spital.

Jo shumë minuta pas kësaj telefonate, policinë e Tiranës, e ka marrë një avokate e cila i ka kërkuar uniformave blu se do paraqitej në polici së bashku me Donald Hoxhajn dhe Gentian Kanen për t’u vetëdorëzuar së bashku me shumën e parave që kishin vjedhur, 250 milionë lekët, që grabitën tek makina “Range-Rover” e Behit.

Vetë biznesmeni Flamur Behi, ka treguar në dëshminë e tij se si iu vodhën lekët dhe është shprehur se këtë shumë e kishte përfituar nga bizneset e tij.

…në datën 22 maj 2020 rreth orës 18:30, kam dalë si zakonisht nga puna ime që ndodhet ngjitur me qendrën “Vesa” në ish-Bllok, e konkretisht dyqanin e cigareve me emrin “Cigarette Shop”. Me vete nga dyqani kisha një çantë shpine, si ato të shkollës, ku kisha futur një sasi parash prej 20 milion lekë të reja, të paketuara në pako të vogla. Me çantën në shpinë nga dyqani jam drejtuar në parkingun e qendrës “Vesa”, ku do merrja makinën time “Range-Rover”. Pasi jam futur në mjet kam dalë nga parkimi, ku pasi kam marrë bashkëshorten time B.Behi, kam bërë një xhiro deri tek policia e Tiranës dhe më pas jam drejtuar tek qendra tregtare “Kristal”, për të blerë një hekur rrobash. Makinën e kemi lënë në parkimin e kësaj qendre. Pasi kemi qëndruar rreth 15 minuta sërish jam kthyer tek makina, dhe kam hapur bagazhin për të futur brenda hekurin që bleva. Por aty kam konstatuar se çanta me 200 milionë lekë ishte zhdukur. Menjëherë kam njoftuar policinë…,”- ka deklaruar biznesmeni në policinë e Tiranës.

Ngjarja ndodhi më 22 maj, ndërkohë që lajmi u bë publik më datë 24. Dosja.al raportoi ekskluzivisht se dy grabitësit Donald Hoxha dhe Gentian Kane janë respektivisht vëllai dhe i dashuri i spikeres.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet donald hoxha gentina kane grabitje ne tirane greta hoxha donald hoxha gentina kane grabitje ne tirane greta hoxha

Sondazh

Poll
Aktualitet 25 Maj 2020, 14:43

“Të likuidohet” në “natë e mjegull”

TIRANË- Të likuidohet! Kjo folje në urdhërore ka shënuar çastet e fundme të jetës së shumë prej intelektualëve shqiptarë gjatë regjimit komunist. Ar...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni