Aktualitet

Grabiti, dhunoi dhe vrau një të moshuar 18 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

I arrestuari akuzohet se ka grabitur me dhunë një 80-vjeçare greke, të cilën e lidhi dhe kjo e fundit gjeti vdekjen nga plagët e marra.
Featured image of article: Grabiti, dhunoi dhe vrau një të moshuar 18 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi Foto ilustruese

GREQI- Policia greke ka bërë të mundur arrestimin e një shqiptari, i cili akuzohet për një krim të ndodhur 18 vite më parë.

Sipas mediave vendase, shqiptari i arrestuar ka kryer krimin në zonën e Volosit në Greqi. I arrestuari akuzohet se ka grabitur me dhunë një 80-vjeçare greke, të cilën e lidhi dhe kjo e fundit gjeti vdekjen nga plagët e marra.

Mediat në vend bëjnë me dije 80-vjeçarja ishte rrahur barbarisht, grabitësit e kishin qëlluar dhe disa herë me thikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një prej autorëve të grabitjes, është një shqiptar rreth të pesëdhjetave, emri të cilit nuk bëhet i ditur dhe sot ai ka rënë në prangat e policisë. Ai ka dalë dhe para gjykatës dhe është lënë në burg.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment