Aktualitet

Grabiti dhe vrau fermerin në Itali, dënohet me 23 vite burg shqiptari nga Dibra, i detyrohet edhe 300 mijë euro familjes së viktimës

Pas marrjes së dënimit, shqiptari tashmë do të kalojë shumë vite të jetës së tij në burgjet italiane. Përveç dënimit, shqiptari do të duhet t’u japë nga 100 mijë euro gruas dhe dy fëmijëve të fermerit që vrau.
Featured image of article: Grabiti dhe vrau fermerin në Itali, dënohet me 23 vite burg shqiptari nga Dibra, i detyrohet edhe 300 mijë euro familjes së viktimës Argit Turshilla dhe Pasquale Guarino

ITALI– Argit Turshilla, shqiptari nga Dibra, është dënuar me 23 vite burg për vrasje dhe grabitje nga gjykata e Santa Maria Capua Vetere në provincën e Campanias.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se Turshilla, është shpallur fajtor për vrasjen e sipërmarrësit bujqësor Italian, Pasquale Guarino, si dhe grabitjen që bëri në dëm të të njëjtit person, ngjarje e ndodhur në vitin 2015.

Pas marrjes së dënimit, shqiptari tashmë do të kalojë shumë vite të jetës së tij në burgjet italiane. Përveç dënimit, shqiptari do të duhet t’u japë nga 100 mijë euro gruas dhe dy fëmijëve të fermerit që vrau.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 23 shtator të vitit 2015, Turshilla së bashku me disa anëtarë të bandës kriminale në trë cilën ai bënte pjesë, u futën në fermën e italianit Pasquale Guarinos, dhe i grabitën të gjitha fitimet e ditës. Gjatë grabitjes ata patën një përleshje me fermein dhe përfunduan duke e vrarë atë.

Turshilla u largua nga Italia dhe erdhi të fshihej në Shqipëri, ku dhe u arrestua, tre vite pas krimit, më 18 mars 2018.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment