
VLORË– Mbrëmjen e sotme është tentuar të grabitet një pikë karburanti në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Harold Cakërri” aty ku një person ende i paidentifikuar tentoi të marrë lekët e xhiros ditore të karburantit.
Shitësi i karburantit është përballur fizikisht me personin që ka shkuar për të grabitur. Mësohet se shitësi ka marrë plagë në këmbë ndërkohë që mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 20:30 e se ishte vetëm një person që ka tentuar të vjedhë në karburant. Autori nuk ka mundur të marrë xhiron ditore mirëpo ka arritur që të godasë me një send të fortë punonjësin që ishte në turn. Policia është vënë në ndjekje të tij.
(A.B)/Dosja.al
-
22:17
Grabitja në karburantin e Vlorës, policia jep detaje. Autori nuk mundi të merrte xhiron ditore, qëlloi punonjësin me sende të forta
Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me grabitjen që ndodhi mbrëmjen e sotme në një karburant në qytetin bregdetar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 20:30 e se ishte vetëm një person që ka tentuar të vjedhë në karburant. Autori nuk ka mundur të marrë xhiron ditore mirëpo ka arritur që të godasë me një send të fortë punonjësin që ishte në turn.Njoftimi i plote: Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtesi. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëhere në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.