Rajoni

Grabitet një bankë në Kosovë/ Me para në duar, arratiset autori, Policia: Ishte i armatosur

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës  Flora Ahameti për rajonin e Prishtinës, e cila ka thënë se i dyshuari ka qenë i armatosur si dhe ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe më pas është larguar.
Featured image of article: Grabitet një bankë në Kosovë/ Me para në duar, arratiset autori, Policia: Ishte i armatosur Pamje nga ngjarja

KOSOVË-Një bankë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është grabitur ditën e sotme rreth orës 15:00. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës  Flora Ahameti për rajonin e Prishtinës, e cila ka thënë se i dyshuari ka qenë i armatosur si dhe ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe më pas është larguar.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu,  zëdhënësja  e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se efektivët kanë nisur një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment