Aktualitet

Grabitet makina në Durrës, autorët fshehin gjurmët, i vënë flakën (FOTOT)

Një makinë tip Reno Megane” me targa AA 832.OO është grabitur dhe më pas autorët i kanë vënë flakën.
Featured image of article: Grabitet makina në Durrës, autorët fshehin gjurmët, i vënë flakën (FOTOT) Foto të makinës së djegur
Përditësuar:

Durrës- Një automjeti i është vënë flaka mesnatën e kaluar në qytetin e Durrësit dhe mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Niko Dovana”.

Mësohet se një automjet tip  “Reno Megane” me targa AA 832.OO është grabitur dhe më pas autorët i kanë vënë flakën.

Mendohet se fillimisht grabitësit kanë tentuar me mjete të forta të çmontojnë aksesorët dhe më pas kanë thyer xhamat, kanë çmontuar paketën kroskot dhe kasetofonin, ndërkohë që në fund ata i kanë vënë zjarrin automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, por nga ana tjetër nuk ka bërë të ditur emrin e pronarit të mjetit si dhe nëse ka ndonjë pistë të mundshme hetimi.

Foto të makinës:

J.V/Dosja.al

Shto Koment