Aktualitet

“Ushtaraku” me kallashnikov grabit bankën në Tepelenë, merr 500 mijë lekët e xhiros

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori kishte një armë kallashnikov në duar me të cilën kërcënoi rojet dhe punonjësit e bankës.
Featured image of article: “Ushtaraku” me kallashnikov grabit bankën në Tepelenë, merr 500 mijë lekët e xhiros
Përditësuar:

TEPELENË– Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në Tepelenë, ku një person i maskuar dhe i veshur me rroba ushtarake ka vjedhur 500 mijë lekët e xhiros nga një bankë e nivelit të dytë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori kishte një armë kallashnikov në duar me të cilën kërcënoi rojet dhe punonjësit e bankës.

Ai ka marrë paratë dhe më pas është larguar. Policia njofton se autori është identifikuar por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Blutë e Tepelenës kanë ngritur postoblloqe përgjatë gjithë akseve Tepelenë – Kakavijë dhe Tepelenë – Tiranë si dhe në drejtim të fshatit Salari nga mendohet se mund të jetë drejtuar grabitësi.

Kjo është grabitja e disatë që ndodh në Tepelenë në harkun kohor të disa javëve. Pak ditë më parë, maskat vodhën një tregtar, duke dhunuar atë dhe të shoqen, ndërkohë që një javë më parë, u vodhën 3 dyqane ushqimesh në këtë qytet.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të informacionit për vjedhjen me armë në një filial të një banke të nivelit të dytë në qytetin e Tepelenës, ju informojmë se:

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Policisë lokale, në kohë reale është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vjedhjes me armë.

Për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet

Policia është vënë në ndjekje të autorit, duke përdorur të gjitha format e metodat operacionale dhe hetimore për të bërë të mundur kapjen e tij.

Shto Koment