Bota

Grabitësit lidhin zvicerianin dhe i vjedhin atij 100.000 franga. Dëgjohen teksa flasin shqip

Grabitësit u dëgjuan teksa bisedonin shqip me njëri tjetrin
Featured image of article: Grabitësit lidhin zvicerianin dhe i vjedhin atij 100.000 franga. Dëgjohen teksa flasin shqip

ZVICËR –  Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Schwyz të Zvicrës, këtë të dielë, kur një burrë është grabitur teksa po kthehej në shtëpi në orën 2 të natës.

Ai është kërcënuar papritur, nga dy burra të maskuar të cilët  i kanë dalë përpara me një thikë në dorë.

Lagjia ku ka ndodhur grabitja.

Hajdutët kanë mundur të hyjnë në banesën e zvicerianit, ku pasi e kanë lidhur atë, kanë arritur të hapin kasafortën e shtëpisë së tij, dhe t’i vjedhin atij shumën prej 100.000 frangash, e më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Zviceriani pas largimit të tyre, ka mundur të vetë çlirohet dhe të lajmërojë policinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Autorët ishin veshur me të zeza dhe kishin folur me njëri-tjetrin shqip”, njoftoi policia kantonale Schwyz, cituar nga mediat vendase.

Burimi:Panorama

E.C/Dosja.al

Shto Koment