Aktualitet

Mëkat&lutje! Grabitësit e kambistit shkuan pas vjedhjes tek Kisha e Laçit, “skiferët” ia besuan milionat shokut…që u kap nga policia, alibia kur u kap në rrugica: Kam ngatërruar rrugën (SKEMA)

Ata fshehën paratë në një rrugicë tek Rruga e Kavajës dhe vetë u nisën për tek Kisha e Laçit. Aty u lutën në një ritual disi të habitshëm dhe më pas telefonuan mikun e tyre, tashmë të arrestuar Roni Spaho të shkonte të merrte lekët.
Featured image of article: Mëkat&lutje! Grabitësit e kambistit shkuan pas vjedhjes tek Kisha e Laçit, “skiferët” ia besuan milionat shokut…që u kap nga policia, alibia kur u kap në rrugica: Kam ngatërruar rrugën (SKEMA) Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË– Grabitja e 30 milionë lekëve të vjetra tek Rruga e Kavajës 6 ditë më parë është zbardhur tashmë nga Policia pas zbulimit të autorëve dhe kapjes së bashkëpunëtorit të tyre. Dëshmia e Roni Spahos, shokut të M. Gjonpalaj dhe M. Bashës (dy autorëve të grabitjes që janë ende në kërkim), ka zbardhur dinamikën e plotë të arratisjes dhe të fshehjes së parave.

Sipas Report Tv, dy autorët qëlluan me bishtin e sqeparit Qani Zilin dhe i morën paratë e më pas u larguan me motor. Të dy ishin të maskuar dhe me role të ndara. Njëri prej tyre mori paratë bashkë me çantë dhe u nis në këmbë, tjetri hipi në motor.

Ata e lanë me plan që të bashkoheshin tek vizat e bardha tek Rruga e Kavajës, por aty një automjet tip Mercedes Benz i preu rrugën motorit dhe përplasja ndryshoi edhe planin e grabitjes. Ata u larguan të dy me këmbë në drejtim të 21 dhjetorit, dhe nga ai moment kanë humbur çdo gjurmë. Paralelisht në këtë moment policia kishte nisur hetimin për grabitjen.

Por çfarë po bënin dy autorët? Ata fshehën paratë në një rrugicë tek Rruga e Kavajës dhe vetë u nisën për tek Kisha e Laçit. Aty u lutën në një ritual disi të habitshëm dhe më pas telefonuan mikun e tyre, tashmë të arrestuar Roni Spaho të shkonte të merrte lekët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por tashmë ishte tepër vonë! Policia i kishte gjetur paratë dhe po priste personin që do të shkonte ti merrte për të parë se kush ishte autori. Atë pasdite, telefoni i Roni Spahos tringëlliu nga zilja pasi e mori M.Gjonpalaj, për ti treguar se kishin bërë grabitje dhe se paratë i kishin fshehur te rruga e Kavajës.

Për t’ja ilustruar, ata kanë marrë një makinë “Toyota Yaris” dhe më pas duke bërë xhiro ia kanë treguar vendin. Të nesërmen, Gjonpalaj i kërkoi të shkonte dhe të merrte paratë. Sapo Roni Spaho hyri tek rrugica, ai iu tha policëve që e kapën në flagrancë se kishte ngatërruar rrugën. “Kam ngatërruar rrugën“,-mësohet të jetë shprehur i riu duke tentuar të largohej. 

(f.g/dosja.al)

Shto Koment