Sport

Goditja më e madhe e verës, Juventusi ofron 70 mln euro plus Higuain!

Zonja e Vjetër po mendon për një strategji të re për të bindur lojtarin dhe klubin që ka kartonin e tij, Fiorentina, e cila kërkon shumë për sulmuesin anësor
Featured image of article: Goditja më e madhe e verës, Juventusi ofron 70 mln euro plus Higuain! Futbollistët e Juventusit

Juventusi po mendon për të ardhmen dhe kryesisht për të rinjtë. Edhe pse është zhdukur pak nga radarët e merkatos kohët e fundit, Federico Chiesa mbetet një nga futbollistët më të kërkuar.

Zonja e Vjetër po mendon për një strategji të re për të bindur lojtarin dhe klubin që ka kartonin e tij, Fiorentina, e cila kërkon shumë për sulmuesin anësor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bardhezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro dhe kartonin e sulmuesit Higuain. Një ofertë shumë tunduese që mund t’i hapë rrugën një operacioni me të vërtetë të bujshëm.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment