Aktualitet

Goditja e parë ndaj “kokave” të drejtësisë! Yuri Kim e ndjek nga afër ZHVILLIMET, mesazhi i koduar: Reforma nuk është e përsosur, por po ecën para! 

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet e saj sociale, Kim tha se Reforma në Drejtësi nuk ishte e shpejtë apo e përsosur por po ecte para. 
Featured image of article: Goditja e parë ndaj “kokave” të drejtësisë! Yuri Kim e ndjek nga afër ZHVILLIMET, mesazhi i koduar: Reforma nuk është e përsosur, por po ecën para!  Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur goditjen e Gjykatës së Posaçme ndaj tre ish-magjistratët që u dogjën nga Vettingu pasi nuk justifikuan pasurinë. Pas sekuestros së vendosur nga GJKKO, ambasadorja Kim komentoi ecurinë e Reformës në Drejtësi. 

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet e saj sociale, Kim tha se Reforma në Drejtësi nuk ishte e shpejtë apo e përsosur por po ecte para. 

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Gjykatës së Lartë, të cilët dështuan të verifikojnë pasurinë e tyre. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur – por po ecën përpara, hap pas hapi,”-tha Kim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të vendosur sekuestro mbi pasurinë e tre ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga Vettingu; Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi. Të tre janë shkarkuar për deklarim të rremë të pasurive, ndërsa tanimë SPAK ka vendosur sekuestro mbi pasuritë e tyre deri në përfundimin e përballjes së tyre me drejtësinë. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment