Aktualitet

Goditja e kartelit të drogës, prokurori italian: Kriminelët shqiptarë aftësi të jashtëzakonshme, ja çfarë i veçon nga të tjerët. Paratë i riciklojnë në Angli e Holandë

Në një konferencë për mediat në Firence, të mbajtur pas shkatërrimit të kartelit shqiptar të drogës, i kryesuar nga Eldi Dizdari, De Raho u shpreh se kriminelët shqiptarë kanë shfaqur aftësi të mëdha për të drejtuar organizata të mëdha të trafikut të drogës.
Featured image of article: Goditja e kartelit të drogës, prokurori italian: Kriminelët shqiptarë aftësi të jashtëzakonshme, ja çfarë i veçon nga të tjerët. Paratë i riciklojnë në Angli e Holandë Federico Cafiero De Raho

ITALI– Prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero De Raho, ka vënë në pah rolin e madh që, sipas tij, luajnë trafikantët shqiptarë të drogës. Në një konferencë për mediat në Firence, të mbajtur pas shkatërrimit të kartelit shqiptar të drogës, i kryesuar nga Eldi Dizdari, De Raho u shpreh se kriminelët shqiptarë kanë shfaqur aftësi të mëdha për të drejtuar organizata të mëdha të trafikut të drogës, kjo për shkak të marrëdhënieve të mira që kanë me grupet e Amerikës Latinë.

“Ndonjëherë mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha, që vijnë për t’u marrë vetë me kartelet e trafikut të drogës në Amerikën Latine, duke mbajtur marrëdhënie të qëndrueshme me ta.”

Hetuesi më pas shtoi se organizatat kriminale shqiptare i riciklojnë paratë përmes kompanive kineze që veprojnë në Holandë dhe Angli, duke i “pastruar”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës. Ai është “Los Blancos” dhe dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të dërgohet në Itali. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment