Aktualitet

Goditi me grusht mamanë e ish-të dashurës dhe e kërcënoi me videot intime të vajzës, pranga 40-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar i cili ka kanosur një shtetase si dhe e ka shantazhuar, duke i thënë se do t'i publikojë videot intime të vajzës së saj.
Featured image of article: Goditi me grusht mamanë e ish-të dashurës dhe e kërcënoi me videot intime të vajzës, pranga 40-vjeçarit në Tiranë Foto ilustruese

TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar me inciale G.L., i cili akuzohet për kanossje dhe kërvënim. Mësohet se 40-vjeçari ka kanosur me thikë shtetasen N.T., si dhe e ka goditur me grusht.

Njëkohësisht ai ka shantazhuar gruan, duke i thënë se do të publikonte në rrjetet sociale video intime të vajzës së saj, të cilën e kishte pasur të dashur.

Njoftimi paraprak

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. L., 40 vjeç, pasi, ka kanosur me mjet prerës thikë dhe ka goditur me grusht shtetasen N. T. Gjithashtu ka përndjekur, duke kërcënuar e me jetë dhe shantazhuar se do i publikonte video intime në rrjetet sociale ish të dashurës së tij, vajzës së shtetases N. T.”

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment